Viktimat e shumta që kanë shkaktuar tragjeditë e njëpasnjëshme në detin Mesdhe kanë vënë në shënjestër Bashkimin Europian, ndërsa nuk ka munguar as sarkazma ndaj liderëve europianë, si kjo video e publikuar nga Amnesty International.
Kancelarja Angela Merkel shfaqet duke shëtitur me varkë me kryeministrin britanik, Devid Kameron, por edhe karikatura të tjera, që nëpërmjet ironisë dhe sarkazmës, theksojnë tragjedinë që po ndodh në ujërat e Mesdheut.
