Parisi është një qytet kozmopolit dhe viktimat e mbrëmjes së të premtes, vijnë nga shumë shtete të botës.
E përditshmja britanike “The Guardian”, shkruan se 129 viktimat vijnë nga 15 shtete të ndryshme, si nga Algjeria, Belgjika, Brazili, Britania e Madhe, Franca, Kili, Meksiko, Maroko, Portugalia, Rumania, Spanja, Suedia, Zvicra, Tunisi dhe Amerika.
Nga sulmet terroriste mbetën të vdekur 129 persona, ndërsa janë plagosur 352 të tjerë, ku rreth 90 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Midis të vrarëve janë edhe dy gazetarë, si Mathiu Hoche, i “France 24” si dhe Guillaume B Decherf, gazetar i revistës “Les Inrocks”, revistë kjo kulturore e orientuar drejt muzikës. Ai ishte në teatër për një reportazh të grupit amerikan që po jepte shfaqjen. /Dita/
