Një djalë nga Durrësi dhe një djalë nga Shkodra janë mes viktimave të shembjes së urës në Xhenova.
Ambasada shqiptare konfirmon se ata jane: Marjus Djerri, 28 vjeç dhe Eduard Bokrina. Djemtë po kalonin në autostradë me makinën e punës.
Sipas mediave italiane Marjus Djerri dhe Eduard Bokrina udhëtonin në autostradën A10 drejt Rapallos ku me sa duket ishin duke punuar në pastrim.
Marjus Djerri dhe Edi Bokrina, ishin në furgonin Qubo të EuroPulizia. Duhej të bënin punë në një kompani në Rapallo. U nxorën nga rrënojat para nënës, babait dhe grave, shkruajnë mediat italiane.
o.j/dita

e tmerreshme cfar fatkeqsie
Shqiptaret i thone Gjenovë
Ku po shkon shqipja