Tragjedia në Xhenova, Presidenti Meta: Jemi pranë popullit mik italian

Ornela

Presidenti Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet homologut të tij Mattarella për tragjedinë që ndodhi në Xhenova, ku u shemb ura e autostradës.

Në një njoftim dërguar mediave, Presidenti Meta thotë se populli shqiptar ndodhet pranë popullit italian në këto momente të vështira.

“I dashur President Mattarella, jam shumë i trishtuar nga humbja e jetëve si pasojë e ngjarjes tragjike në qytetin e Genovas. Në këto momente të vështira jam pranë jush, pranë popullit mik italian, qytetarëve të Genovas dhe të gjitha familjeve të lënduara nga kjo fatkeqësi.

Ngushëllimet e sinqerta dhe solidariteti im e i popullit shqiptar për familjet e viktimave dhe urimi i sinqertë për një shërim të shpejtë për të lënduarit e kësaj katastrofe“, thuhet në letrën e Presidentit Meta.

Nga shembja e urës në Xhenova kanë humbur jetën më shumë se 35 persona dhe 10 të tjerë u plagosën.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *