Tragjeditë në aviacion, një vendim partiak që mori jetën e tre pilotëve

anazapta

 

 

(Vijon nga numri i kaluar)

 

Zoti Skënder! Si specialist i njohur i aviacionit, e vini theksin tek disa neglizhenca të patolerueshme të drejtuesve të fluturimit e eprorëve ndaj pilotëve (për shkaqe të ndryshme) që kanë sjellë tragjedi të rënda?

Po. Është folur shumë e përsëri do të flitet për aftësitë profesionale të pilotëve tanë ndër dekada, gjë e cila, veçanërisht vite më parë, është vlerësuar dhe nga kolegët e vendeve të ndryshme të Europës. Por e theksoj se miqësitë, kërkesa absurde për rolin parësor të politikës dhe në anën teknike e profesionale të pilotëve, ka bërë që njerësz shumë të aftë, intelektualë që mund të jepnin maksimumin në fusha të tjera, e që u mungojnë disa cilësi psiko-fizike të domosdoshme për pilotët, u është besuar drejtimi i avionëve… Është arritur dhe atje, sa persona të tillë, të bëhen dhe isntruktorë për pilotët. Kjo ka sjellë tragjeditë më të shumta në aviacion…

 

Mund të na jepni raste konkretë në këtë drejtim?

Ja, marrim një rast, pilotin, njeriun e mrekullueshëm e inteligjent Sabri Toçi… Ndoshta, e nëse në jetë instruktorët eprorët dhe eprorët do të ishin treguar korrekt me rregullat në fuqi, ai nuk do të ishte bërë pilot, por një nëpunës i aftë e shembullor në një fushë tjetër të jetës. Në karrierën e tij si pilot dhe instruktor, shënohen tragjedi ajrore me katër viktima, ku në të fundit, ishte ai vetë që humbi jetën… Në fakt, avionët luftarak kanë specifika të ndryshme, deri nga më të vështirat në drejtim… Neglizhenca në kalimin e pamerituar të këtyre shkallëve, është me pasojë… Këtu e kam fjalën dhe një për historitë e dhimbshme ku protogonist ishte piloti Sabri Toçi, i cili, pas 3 viktimave, humbi jetën aksidentalisht edhe vetë pas rrëzimit të avionit që drejtonte.

 

Kush ishte piloti Sabri Toçi?

Sabri Toçi, me origjinë nga Dibra, në vitin 1968, pasi mbaroi Shkollën e Aviacionit në Vlorë, punoi pak kohë në Regjimentin e Kuçovës me MIG-15, u transferua në Regjimentin e Rinasit për të bërë kalimin në MIG-19. Pra, Këta dy lloj avionësh luftarak, nisur nga parametrat teknik e elementë të tjerë, ndryshojnë shumë nga njeri-tjetri. Avionët luftarakë MIG-15 janë me një motor dhe kanë një shpejtësi 1075 kilometra në orë. Ndërsa avioni MIG-19 është një avion supersonik me 2 motorë (RD-9B) me kompresor aksial dhe ka shpejtësinë 1500 kilometra në orë… Të ndalemi pak tek katastrofat ajrore të këtij piloti, deri tek ajo e fundit ku humbi jetën edhe vetë…

 

Cilat janë ato?

Ishte një ditë vere, kohë në të cilën Sabriu kishte ardhur në Rinas dhe i ishte besuar drejtimni i avionit MIG-19. Detyra konkrete në fluturimin e asaj dite, ishte imitimi i ngritjes së parë në ajër. Sabriu, pasi futet në aeroplan, del në krye të pistës. I jep motorit regjimin e ngritjes dhe fillon rulimin(ecjen) deri në shpejtësinë para shkëputjes. Në këtë moment, ai duhej të merrte menjëherë xhirot dhe të ndërpriste ngritjen. Njëkohësisht, po në këtë moment, duhet të hapte dhe parashutën e frenimit. Këto gjëra ai nuk i bëri, por vazhdoi me xhiro të mëdha derisa doli nga pista. Pasojat ishin tepër të rënda… Avioni u thye në mes e doli jashtë përdorimit. Por fatmirësisht, në këtë avari të rëndë, nuk pati viktima… Pra, ishte një ngjarje e rëndë, e cila u analizua…

 

Në çfarë konkluzionesh u arrit?

Dëmi ekonomik ishte i konsiderueshëm pasi avioni që u shkatërrua ishte i ri dhe sapo kishte ardhur nga uzina e prodhimit në Kinë… U dha një vërejtje, por do të vinin dhe avari të tjera me pasoja…

 

Cilat ishin këto avarië e tjera ajrore?

Për paradoks, me gjitë këtë që ndodhi, Sabriun jo vetëm nuk i hoqën të drejtën e pezullimit të përkohshëm të fluturimit (masa më minimale e ndëshkimit në raste të tilla), por me ndërhyrje, e ngritën në përgjegjësi dhe e emëruan instruktor në Shkollën e Aviacionit në Vlorë. Si specialist, dua të theksoj se në rastin konkret, ai duhej përjashtuar nga fluturimet, pasi mund të bëhej shkak për katastrofa të tjera ajrore, gjë që ndodhi në fakt… Në këtë kohë, piloti Toçi, me kërkesat këmbëngulëse, rikthehet përsëri në Tiranë… Pra, vjen në Rinas, përsëri si pilot me MIG-19.  Këtu, ndodh dhe një konflikt me Edip Ohrin, komandantin e Aviacionit.

 

Çfarë konflikti ndodhi me kreun e Aviacionit Luftarak të Shqipërisë?

Me transferimin e pilotit Sabri Toçi në Rinas, nisur nga ngjarja e mëparshme, komandanti i Aviacionit Luftarak Edip Ohri, kërkoi zyrtarisht që Toçit ti hiqej e drejta e fluturimit. Por komandanti i Regjimentit Maksut Hysa, nuk ishte dakord me këtë propozim zyrtar, përdori një manovër për ta rrëzuar atë. Ai e shtroi këtë problem në Komitetin e Partisë, ku doli hapur në mbrojtje të lejimit për fluturime e kundër propozimit të Edip Ohrit. Një nga argumentet e tij ishte se “pilotët duhet të jenë nga zona të ndryshme të Shqipërisë”, duke neglizhuar faktin se për pilotin, kusht i padiskutueshëm është aftësia profesionale… Me makinacione, partiakë që i mbanin iso Maksut Hysës, u rrëzua propozimi zyrtar i Komandantit të Aviacionit Edip Ohri dhe Toçit nuk ju hoq e drejta e fluturimit… Kjo u reflektua më pas edhe në nmarrëdhëniet në mes tyre…

 

Në ç’formë u reflektuan mosmarrëveshjet?

Duke dalë në një farë mënyre “fitues” e duke i bërë sfidë (me vendimin e Komitetit të Partisë) kreut të Aviacionit, shpesh, piloti Toçi e shfaqte hapur këtë me nënteksin “se ja, nuk keni çfarë të më bëni, ju doni të ma hiqni të drejtën e fluturimit, kurse Partia ma dha!”. Këtë karshillëk, mua ma thoshte shpesh Edip Ohri, jo me mllefin ndaj një karshillëku absurd të pilotit, por me merakun e specialistit se kjo eufori, mund të reflektohej dhe në tragjedi të mundshme ajrore… Ai lutej, shpresonte që të mos ndodhte një gjë e tillë… Por në fakt, ndodhi katastrofa e radhës, e fatkeqësisht me viktimë, pilotin Vasil Noni nga Dropulli…

 

Si ndodhi tragjedia ajrore ku humbi jetën piloti Vasil Noni?

Ishte në një detyrë stërvitore. Zhvillohej qitje kundër objektivave tokësore me MIG-19. Kjo qitje(avionët niseshin nga Tirana) zhvillohej në zonën e Matit, përkatësisht përgjatë lumit me të njëjtin emër(Lumi i Matit). Pra, në këtë stërvitje, në qitjen që do të realizonte piloti Vasil Noni me MIG-19, Sabri Toçi ishte udhëheqës i fluturimit. E kam theksuar dhe më parë, roli i udhëheqësit të fluturimit është më i rëndësishmi, veçanërisht në rastet kur piloti realizon qitjen luftarake, pasi ai, pra piloti, duhet të bëj njëherazi drejtimin e mjetit ajror dhe qitjen me precizion. Kështu, në momentin që Vasili kishte detyrën më të rëndësishme, atë të uljes së avionit sa më afër tokës për të bërë qitjen, udhëheqësi i fluturimit, nuk është ndjerë për të dhënë komandat e domosdoshme. Ai duhet ta komandonte për lartësinë, xhirot, parametrat… Noni e futi me hundë, e duke shikuar shenjën(objektin e qitjes), avioni ka prekur tokën, ka shpërthyer së bashku me municionin dhe ai ka gjetur vdekjen… Vasil Noni ishte një djalë i ri, kishte pak kohë që ishte diplomuar pilot, ishte i fejuar e për pak ditë, do të bënte dasmën…

 

Çfarë u vendos pas analizës për këtë tragjedi?

U rrumbullakos. Përgjegjësia në këtë rast është e udhëheqësit të fluturimit. Eprorët ishin po ata njerëz që me vendim të forumit Partiak, i kishin lënë pilotit të drejtën e fluturimit… Pra, siç thonë, “piloti e merr fajin me vete”… Ndërsa në katastrofën ajrore të radhës, humbi jetën vetë piloti Sabri Toçi dhe piloti Armando Gjoka…

 

Në çfarë rrethanash ndodhi tragjedia ajrore ku humbi jetën piloti Toçi dhe kolegu i tij Gjoka?

Nuk kaloi shumë kohë nga aksidenti tragjik që përshkrova më sipër.

Më saktë, ka qenë 29 marsi i vitit 1980. Vetë Sabri Toçi kishte  detyrë stërvitore pilotazhi me UT-MIG-15, që është një avion luftarak me dy kabina. Së bashku me Toçin, në kabinën e tij, ishte edhe piloti Armando Gjoka. Kujtoj këtu se Armandi që ishte i martuar e kishte një djalë, atë ditë ishte përgatitur të shkonte familjarisht në Vlorë se kishte një dasmë. Por Sabriu nguli këmbë duke i kërkuar të mbaronte fluturimin stërvitor dhe pastaj të ikte… Në zonën e Laçit, si pasojë e shpërqendrimit në drejtim(piloti) dhe komandim (udhëheqësi i fluturimit), aeroplani u fut në spirale në kohën që ishte në një distancë fare të ulët me tokën. Në këto kushte, është e pamundur që të manovrohet… Avioni u përplas në tokë dhe dy pilotët humbën jetën…

Ka qenë një tragjedi e rëndë, nga më të rëndat dhe kjo… Të gjithë reaguam, por…

 

Cili qe reagimi juaj?

Folëm me njëri-tjetrin, bile hapur, se gjëra të tilla, tragjedi që po merrnin jetën e shokut për shkaqe që evitohen, janë të pafalëshme. Kemi qarë të gjithë për dy shokët e humbur. Kjo ngjarje, u bë shqetësim dhe krijoi një situatë të zymtë demoralizuese në aviacion. Eprorët e përcollën shqetësimin dhe lart në udhëheqje… Por fatkeqësisht, praktikat abuzive lidhur me zbatimin e  kritereve e rregullave për pilotimet, vazhduan… Po kështu dhe tragjedi të tjera në aviacion…

 

Pilotët e rënë në krye të detyrës

-Ibush Vokshi u vra në vitin 1947

-Qemal Mërtiri u vra në vitin 1952

-Vasil Trasha u vra më 23.03.1958

-Hektor Lakoni u vra në 23.03.1962

-Sokrat Basha u vra 17.06.1963

-Niko Hoxha u vra më 20.11.1965

-Jovan Kaçorrin u vra 27.06.1960

-Stilian Tanku u vra 27.09.1967

-Muharrem Hida u vra në vitin 1970

-Refik Jazo u vra në vitin 1970

-Kaso Petroshati u vra më 06.05.1971

-Shyqyri Balla u vra më 06.05.1971

-Azbi Serani u vra më 04.10.1972

-Islam Mani në vitin 1973,

-Bego Hoxha u vra më 16.03.1974

-Dhimitër Robo u vra në qershor të vitit 1974

-Veiz Kovaçi u vra më 06.08.1974

-Sefedin Tomçini u vra më 07.06.1974

-Vasil Noni u vra më 15.08.1978

-Shpëtim Sula u vra më 16.03.1974 në gusht 1979

-Sabri Toçi u vra më 29.03.1980

-Armando Gjoka u vra më 29.03.1980

-Luto Sadikaj u vra më 27.03.191982

-Ndue Logu u vra në shtator 1986

-Haki Skuqi u vra më 22.10.1986

-Agron Galanxhi u vra më 22.11.1989

-Enver Haka u vra më 22.11.1989

-Pandeli Zhupa u vra më 22.11.1989

-Tafil Agai u vra më 22.11.1989

-Vangjel Postoli u vra më 22.11.1989

-Veledin Resuli u vra më 22.11.1989

-Eduart Kostëdhima u vra më 21.03.1991

-Fluturim Molla u vra më 21.03.1991

-Idriz Hoxha u vra më 20.08.1993

-Jani Tarifa u vra në vitin 2005

-Vangjel Çondi u vra në vitin 2008

-Demush Heba u vra në vitin 2008

-Qemal Koni u vra në vitin 2008

 

FUND

Share This Article
13 Comments
      • Ku jane sot avionet luftarale dhe pilotet e tyre ? -Avionrt per skrap qe te pasurohet Saliu me Imamin,ndersa pilotet ne kafene bisedojne me nostalgji per kohen e bukur te tyre kur sherbyen ne aviacion.Keshtu ben eshe vellsi im ish aviator ,shok i ngushte i Sabri Tocit ,te cilin edhe une e pata njohur dhe kontakuar shpesh ne vitet 71-73 kur vazhdoja studimet e larta, ndersa vellai sapo ishte kthyer nga Kina ku u specializua per avionin MIG-19.Sabriu ishte djale i shkelqyer.Po keshtu edhe Idriz Hoxha tw tjere qe nuk po ua pernend emrat.

        • Ruxheli, te falenderoj perzemersisht per fjalet e mira per babain tim, Idrizin dhe per mikun e tij te mire, Sabriun. Me emocionon pafund fakti qe edhe pas 20 vitesh ai kujtohet nga miqte dhe shoket e tij.
          Me respekt

  • I kujtoje S. Dushes thenien e nje strategu te madh ushtarak se ” Pilot do te thote koncentrim vullneti,karakteri dhe aftesi per te shkuar ne rrezik”!Mendoj se nuk eshte mire te bejme shkrime te tilla,qe fundja kane vetem vlera negative.Mos te lendojme plaget e njerzeve te afert te piloteve te rene ne krye te detyres,po dhe te shokve te tyre qe punuan me perkushtim ne kryerjen e detyrave per mbrojtjen e Atdhet!Kujtimi i Pilotve te rene ,dote mbetet i paharruar per te afermit dhe te gjithe shokeve me te cilet Ata punuan.

  • Per shume gjera ti ja fut kot. Se ske qene dhe as nuk je pilot dhe mundohesh te besh komente mbi nje njeri qe as e njeh se kush ka qene. Megjithate nje gje mund te them se pilotet e mire i merr zoti kurse maskarenj si ty i le gjalle. Mos shkruaj me budallaleqe te tilla se vetem cenon solidaritetin e njerzeve qe kane qene si vellezer me njeri tjetrin. Turp te kesh per nje shkrim te tille.

  • Zoti Boriçi, duhet t’ju vije turp qe mbas gati 40 vjetesh prekni plage te tilla dhe neperkembni emra njerezish e pilotesh te nderuar, asnjeri prej te cileve nuk eshte gjalle per t’u mbrojtur e per te replikuar. Jeni duke spekulluar dhe kjo gje nuk i shkon per shtat as aviacionit e as historive te dhimbshme te humbjes se jetes se ketyre djemve te ri.

  • Me mire do ishte te mos shkruani gjera te pavlera shoku S.Dusha.Te gjithe pilotet tane kane qene shume te pergatitur nga ana profesionale.respekt per ata pilot qe rane ne krye te detyres.

  • Skender Dusha,je nje trap,(me falni per fjalorin).Une jam vete nje rsh pilot mig-19 ne Rinas…Z Dusha flet perçart me “meraqe” personale dhe per gjera qe nuk ja ka idene. Biles ne kohen e katastrofave te fundit ai ka qene pensionist…

  • Pilotet kan qene zemer luane,kurre nuk e kuptova kush ua frymezonte ate heroizem,ndoshta shqiponja ne flamurin tone.Eshte folur qe avionet kinez nuk ishin te sigurte,por ate qe une kam njohur ishte Sabri Toci ai ishte “super men” ishte trim i cartun,kur nje avion bente fluturim mbi qytetin e Vlores njerezit me koke nga qielli thonin Sabri Toco,Sabriu eshte ky qe ben akrobacina ne ajer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *