Tragjike/ Burrë e grua të përqafuar nën rrënoja, me ta vdiqën dhe dy fëmijët

Elton Tafaruci
A dog on rubble of a building collapsed in Amatrice, central Italy, where a 6.1 earthquake struck just after 3:30 a.m., Italy, 24 August 2016. The quake was felt across a broad section of central Italy, including the capital Rome where people in homes in the historic center felt a long swaying followed by aftershocks. ANSA/ MASSIMO PERCOSSI

Një tragjedi familjare mes dhjetra viktimave dhe historive të trishta nga goditja e Italisë qëndrore nga tërmeti.

Burrë e grua sëbashku me dy fëmijët e tyre kanë humbur jetën mes rrënojave teksa shtëpia e tyre i zyri poshtë. Ngjarja ka ndodhur ne komunën e Accumolit.

Nëna, babai dhe dy fëmijët e moshës 8 muajsh dhe 8 vjeç u gjetën nën rrënoja.
Më i vogli u gjet i vetëm. Prindërit u gjetën në mesin e mbeturinave, të përqafuar. Fill pas tyre u gjet dhe djali i madh.

Trupat e tyre u gjetën nga qentë e ekipit të kërkim shpëtimit.Po në këtë komunë janë gjetur edhe dy fëmijë të tjerë të vdekur.

Deri tani nga zona janë zhvendosur 2500 persona. Komuna ka gjithsej 700 banorë, por në verë ajo mirëpret shumë turistë.

“Kjo është një fatkeqësi, vendi është në kaos, nuk kemi energji elektrike, pa telefona, shumë persona janë ende nën rrënoja, nuk e përcaktojmë dot se sa” tha i dëshpëruar kreu i komunës, Petrucci.

“Ndërhyrja ishte e vonuar, ekipi i parë i zjarrfikësve mbërriti në 7:40. Janë dëmtuar kazermat dhe kishat, nuk ka ndërtesa që mund të përdoren. Situata e trafikut është jashtëzakonisht e vështirë” shtoi ai

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *