Një ngjarje rrëqethëse raportohet nga Policia e Durrësit e cila nuk ka shumë që ka ndodhur. Sot pasdite një banesë në Rromanat është përfshirë nga flakët, i cili u ka marrë jetën 3 fëmijëve të mitur që ndodheshin brenda në banesë.
Nuk dihet asgjë më shumë për momentin, teksa sipas Policisëm e ëma e fëmijëve kishte dalë jashtë banese, nuk dihet se ku dhe kur është kthyer ka parë që shtëpia ka marrë flakë.
Informacion paraprak nga Policia e Durresit:
Më datë 20.09.2017, rreth orës 17:30 , në Rromanat në banesën private të shtetasit G.K. ka rënë zjarr.
Fatkeqësisht brenda në banesë kanë qenë vetëm 3 fëmijë të mitur, trinjakë të moshës 3 vjeç, të cilët kanë ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ju vrafte zoti o prinder injorarante , e tmereshme . Si mund te lihen tre vogelushe engjej vetem ne shtepi . Shteti duhet te propogandoje .Duhen ndeshkuar me ligj ,prinderit ,kur lene femijet e vegjel vetem …