21 Janari erdhi përsëri dhe përsëri, për të pestën herë, do të kujtohet ngjarja që ndodhi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Do të kujtohet përsëri ajo pasdite kur u vranë ata të shkretë. Ata protestues, që ashtu me çadrat nën sqetull dhe me duart në xhepa, meqenëse shiu kishte pushuar, në ato momente kur krisën armët po silleshin si kureshtarë. Atë 21 janar, si edhe shumë të tjerëve, atyre nuk ua mori mendja se plumbat që dilnin nga Kryeministria e Berishës drejtoheshin tek ata dhe mund t’u binin edhe mu në kokë. Ç’ta zgjas më tej. Mjerë ata dhe familjarët. Atyre iu dëshpërua edhe vetë dëshpërimi me premtimet e rrejshme të socialistëve për ndëshkimin e vrasësve. Ndërsa ne të tjerët u mërzitëm dhe u lodhëm me shpresën për drejtësi. Prandaj kam mendimin se më e udhës është që këtë 21 janar të mos i zemë shumë me gojë as katër të vrarët dhe as vrasësit e tyre. As me vrasësit e drejtësisë. Ata dihen. Edhe se kush nuk e do reformën në drejtësi dihet. Hajdutët dhe vrasësit nuk e duan. Të gjithë e dinë, prandaj më urgjente mendoj është të merremi me plagën që morëm vetë ne që shkruajmë, para pesë vjetëve më 21 janar.
Para pak kohësh, shkrimtari Dario Fo shkruante në një të përditshme të majtë italiane se: “Ne kemi sot një klasë intelektuale që në pjesën më të madhe i ka humbur kordat e zërit. Heshtin shumë. Nuk kanë dinjitet, ndaj nuk indinjohen. Kjo është e tmerrshme dhe e pabesueshme: mungesa e revoltës…” Nobelisti italian flet për intelektualët e atdheut të tij, të Italisë. Për atë Itali ku pothuajse të gjithë intelektualët dhe gazetarët janë ku e ku më aktivë se tek ne. Ndërsa kur bëhet fjalë për vrasje të qëllimshme, ata janë jashtëzakonisht të ndjeshëm. Vrasësi ndëshkohet, edhe në rastin kur viktima mund të jetë duke kryer një krim, madje edhe kërcënues për jetën e tij. Pra, ndëshkohet edhe ai që vret për t’u vetëmbrojtur. Pikërisht si në rastin kur në mesnatën e 20 tetorit të 2015-s, një shqiptar 22 vjeçar u vra, pasi u qëllua me pistoletë nga një sipërmarrës italian në pension, ndërsa po tentonte të hynte në vilën trekatëshe të tij, në një provincë të Milanos… Të nesërmen, kur u mor vesh ngjarja, të gjithë gazetarët e majtë u ngritën dhe bënë peticion për të kërkuar ndëshkimin më të rreptë ligjor për bashkatdhetarin e tyre. Megjithëse viktima doli të ishte i njohur nga drejtësia italiane si autor i disa grabitjeve, asnjë lehtësim për atë që shkrepi armën nuk morën parasysh italianët. As versioni dhe fakti i atij që qëlloi, se grabitësi shqiptar ishte mjaft kërcënues dhe ai e kish shkrepur armën që mbante me leje për vetëmbrojtje brenda mureve të shtëpisë, nuk “piu ujë” tek ata. Italiani u burgos me akuzën se duke shkrepur këmbëzën e pistoletës në shtëpinë e tij,.. kish kaluar intensitetin e vetëmbrojtjes. Kaq. Në Itali kështu… Ndërsa humanisti Dario Fo, përballë agresivitetit të të djathtëve, duke ndjerë rrezikun e neofashistëve, jo që nuk është i kënaqur me misionin e gazetarëve dhe intelektualëve, por i alarmuar lëshon klithmën: “Pasojat e mendimit të nënshtruar, konformist dhe oportunist janë të tmerrshme: ai zhduk antikorpet. Ky lloj mendimi krijon, praktikisht, një shoqëri të paaftësh dhe sahan lëpirësish.”
Por tek ne ç’ndodh? Sigurisht nuk mungojnë as gazetarë, as intelektualë të guximshëm që denoncojnë krimet e politikës sonë, por gjithsesi mendoj se ky 21 janar na fton të shohim pak më shumë plagën tonë. Mbase e teproj, por kam përshtypjen se po të ishte shfrytëzuar si duhet pushteti i mediave dhe i shtypit, ky pesëvjetor nuk do t’i gjente të lirë jashtë hekurave vrasësit e 21 janarit. Flas gjithnjë për atë pjesë të paktë të shtypit, që mund të ketë mbetur e pakorruptuar. Gazetaria shqiptare pati më 21 janar të 2011-s një “fat” që nuk e shfrytëzoi atëherë. Atë ditë plumbi që doli nga frëngjia e kryeministrisë i shpoi dorën (vini re: dorën, atë me të cilën duhet të shkruhej) një fotoreporteri të “ABC NEWS”. Fatos Mahmutajt. Mes tmerreve të tjera, ai na dëshmon se për t’i mbyllur gojën, u kërcënua dhe u detyrua të largohej nga Shqipëria. Asnjë solidaritet kolegësh nuk u ndie, as atëherë dhe as sot. Sot? Ç’them dhe unë?!. Shoqatat e gazetarëve “u ngjallën” vetëm kur Hervin Çuli, në cilësinë e regjisorit të shfaqjes së tij premierë “Tri motrat”, kapi për bythe dhe nxori përjashta një rrugaç që i ngacmonte aktorët. (Le ta provojë kush po ia mbajti të prishë një shfaqje teatri në Europë dhe e merr vesh mirë se ku përfundon…) Prej kësaj ndodhie po e marrim vesh se mistreci qenka edhe “gazetar”. Po, po, aty ku punonte edhe Fatos Mahmutaj para 21 janarit të 2011-s. Kalamajtë po më thonë se ky Eni Shehu del në televizor në verë, nga plazhet e Dhërmiut. Ata më tregojnë se, njëherë, duke u kredhur në det para Menduh Thaçit dhe Ilir Metës, atij i ishte këputur ushkuri i brekëve dhe ata dy burrat e shtetit kishin qeshur me të madhe kur ia panë bythën atij… Nuk i besova kalamajtë, por ata ma treguan në youtube… Ashtu ishte vërtetë… Ilir Meta, e kishte “ngushëlluar” duke i thënë: “Nga transparenca nuk duhet të kemi frikë asnjëherë!..” Sa bukur! Tamam ashtu! Kështu pra, këto ditë shoqatat e gazetarëve shqiptarë, ishin të zëna me peticionet dërguar ministres Kumbaro për të ndëshkuar Çulin. Ata bashkuan zërin me mbrojtësin e spurdhjakut Eni Shehu, Sali Berishën, që ishte edhe urdhëruesi i plumbave që pasi vranë pesë vetë, plagosën edhe dorën e gazetarit Fatos Mahmutaj… .Çfarë ironie kjo koncidencë me të dy punonjësit e ABC-së. Për plagën e reporterit dhe të gjithë gazetarisë sonë të 21 janarit, heshtje… Për zbythjen e mistrecit bythëzbuluar nga teatri, me Sali Berishën në ballë, gjithë shoqatat në këmbë, për të luajtur tragjikomedinë e gazetarisë shqiptare. Ndihmë më të madhe s’mund t’i jepet vrasësit, por 21 janari nuk kalohet duke ndëshkuar Hervin Çulin. 21 Janari është një provim që gazetarët shqiptarë, fatkeqësisht, po e humbin për të pestën herë.

5 vjet nga 21 janari 2011, 5 here me shume varferi e korrupsion, 5 here me shume arsye per te shembur nje qeveri, kushdo qofte. E ka dhjere fare me kryesoren, Ekonomine. Maskat e fotografise jane njera per Ramen, ajo e trishtuara, dhe tjetra per Meten, ajo e qeshura. Qesh, ore Mete qesh, tall bythen me Sali, Ed e Milet. Sa je ti ne qeveri e pushtet, ne bythe e ka hellin ky milet. Me qetesi e dashuri, me varferi e shkerdhatokraci.
SHUME DREJT,NUK MUND TE ‘RILINDE’ KURRE SHTETI E AQE ME TEPER PUSHTETI GJYQESOR PA INTELIGJENCEN E ‘RILINDJEN’ E INFORMACIONIT APO ‘PUSHTETIT TE KATERT.Kush fshihet pas krriminelit frikacak SALI!??????
Bravo Dario Fo. “Pasojat e mendimit të nënshtruar, konformist dhe oportunist janë të tmerrshme: ai zhduk antikorpet. Ky lloj mendimi krijon, praktikisht, një shoqëri të paaftësh dhe sahan lëpirësish.” Flm Ilir Mborja.
Mjere ai popull,te zezte ata njerez ! Ngrihuni dhe bjeruni.O te behet o te shuhet nga faqja e dheut ajo fare e keqe politikanesh hajdute e kriminele.Ku jeni o intelektuale,ku jeni o gazetare?Ku eshte avangarda e Shqiperise?Ah Enver,Enver.Ngrihu vetem per nja 2 jave dhe veri ca pune ne “vije”.
http://www.imalbania.com/eni-shehu-i-abc-news-i-nxjerr-ne-shesh-para-metes-dhe-thacit/