Ish-deputetja: Jeta e Kurtit dhe e Osmanit mund të jetë në rrezik

Edona Llukacaj

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviç  e cila në zgjedhjet e fundit ka qenë kandidate për deputete nga radhët e koalicionit serb “Sloboda” thotë se jeta e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe nënkryetares së LDK-së, Vjosa Osmani, mund të jetë në rrezik.

Trajkoviç, tha se shqetësimet e saj kanë të bëjnë me atë që “të gjithë qytetarët e Kosovës po përjetojnë, e kjo është ndarja me koalicionin e luftës”, sipas saj.

“Sado që kjo do të jetë diçka e pabesueshme për publikun, ky është shqetësimi i një gruaje serbe nga Kosova”, tha Trajkoviç.

Ajo mendon se siguria e Kurtit dhe Osmanit do të jetë e cënuar, për të mos thënë e kërcënuar kur ai të tentojë të godasë disa interesa deri tani të pacënueshme.

Trajkoviç  shton se ka parasysh “vendosmërinë sidomos të Kurtit për betejë me njerëzit në listën e gjykatës së Hagës për Kosovën”.

 

e.ll./dita

Share This Article
5 Comments
  • Aman more gazetar, perse more mendimet e rruges do te merrni per ceshtje kaq seriaoze. Sipas jush ne kosove do te asgjesohen te gjithe politikanet, per te mbetur vetem ato qe llomotisin kot. Mos u merzitni more gazetar se kurtin nuk e gjen gje. Ketej nga shqiperia thuhet se rrufeja nuk bie kudo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *