Trajleri përplas veturën, në gjendje të rëndë shoferi

Elton Tafaruci

Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme, në zonën e njohur si Shkëmbi i Kavajës, në Durrës.

Një person është plagosur rëndë, pasi makina me të cilën udhëtonte, një Audi me targë TR 7638 P, është përplasur nga një maune. Mësohet se i plagosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar menjëherë në spital.

Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po punon për të zbardhur ngjarjen.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *