Trajnerët e kombëtareve, akord për stil të përbashkët

redaktor

Përfaqësueset e moshave të Shqipërisë duhet të luajnë me të njëjtin modul loje, që përshtatja nga njëra grupmoshë në tjetrën, deri në kombëtaren A, të jetë më e shpejtë dhe në mënyrë organike. Kjo ka qenë tema kryesore e diskutimit në mbledhjen e zhvilluar në FSHF mes trajnerëve të ekipeve kombëtare, ku morën pjesë Xhani De Biazi, Skënder Gega, Foto Strakosha dhe Xhemal Mustedanagiç. Në takim ishin të pranishëm edhe Redi Jupi, shefi i zyrës së talenteve, dhe Alban Bushi, menaxheri i kombëtares. Teknikët e ekipeve kombëtare, pasi diskutuan mbi ecurinë e skuadrave të tyre në kualifikuese, si dhe për mënyrën sesi janë bërë seleksionimet, dolën në konkluzionin se loja e përfaqësueseve shqiptare duhet të ketë të njëjtën fizionomi që nga U-17 e deri në kombëtaren A. Skemat e përdorura nga trajnerët nuk duhet të ndryshojnë, që edhe kontributi i lojtarëve nga njëra grupmoshë te tjetra të jetë më i ndjeshëm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *