Trajneri danez: Kjo është Shqipëria më e mirë në historinë e saj

Dita

Trajneri i Danimarkës, Morten Olsen, deklaron se kombëtarja aktuale e Shqipërisë është më e mira në historinë e saj.

Në një prononcim për mediat daneze, pak ditë para ndeshjes në stadiumin e Elbasanit, trajneri i kombëtares së Danimarkës vlerëson maksimalisht kundërshtarin e radhës në këto eliminatore.

Olsen deklaroi se e di shumë mirë që do të luajë përballë një ekipi që ka pësuar rritje të ndjeshme në 2-3 vitet e fundit ndaj dhe është i bindur se vështirësia do të jetë e madhe.

“Shqiptarët luajnë në shtëpinë e tyre dhe kanë shumë besim. Këto janë ndër karakteristikat e tyre më të forta dhe nuk dorëzohen kurrë deri në fundin e ndeshjes. Kanë në dispozicion një nga skuadrat më të mira të të gjithë historisë së tyre, megjithatë, nuk pres që Shqipëria të luajë në thellësi si Armenia dhe ky është një nga motivet që ka thirrur këta dy lojtarë, të cilët kanë karakteristikë shpejtësinë. Jam shumë i sigurt se në repartin mbrojtës të Shqipërisë do të ketë hapësira”, u shpreh Olsen. /E.K

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *