Trajneri dhe bashkëshorti i Romelës: Dopingu, “lojë” e ndërkombëtarëve

DITA Online
148073200JL00118_Olympics_D

 

Peshëngritësja Romela Begaj rrezikon medaljen e artë që mori në Kampionatin Botëror të mbajtur në SHBA në dhjetor të vitit të kaluar. Ajo ka rezultuar pozitive në testin antidoping.

Trajneri i peshëngritëses, Gazmend Hakcani, njëherësh edhe bashkëshorti i saj thotë se Romela nuk ka përdorur asnjë substancë të ndaluar, dhe se do të zhvillojë edhe testin B.

“Romela është e pastër dhe analizat janë të pastra. Kjo është diçka që bëhem me qëllim nga ndërkombëtarët. Kemi vendosur që të bëhet edhe testi B”, deklaroi Hakcani.

Kjo është hera e dytë që Romela Begaj del pozitive me stanozolol, teksa e njëjta situatë ka ndodhur edhe 4 vite më parë pas Botërorit të Kazakistanit.

Në atë kohë ajo u pezullua për 2 vjet.

Tani Begaj rrezikon 4 vite pezullim ose përjashtim përjetë nga sporti.

Share This Article
2 Comments
  • “Romela është e pastër dhe analizat janë të pastra.”

    Provoje qe analizat jane te pastra ! Apo vetem me llafe !!!! Ku I keni fakte keni laboratore ku te provoni se jane te pastra ?!!

  • Ore organ genital. Po na turperuat si komb. Po cmedalje kerkoni kur skeni mendere?Fajin e kane nderkombtaret thote???!!!. Ne jemi te miret e dynjase por nuk na duan. Na kane inat bota. Po kush ju ka ne refene ju more kokemish.Turp e faqja e zeze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *