Trajneri i Austrisë, Marcel Koller, vlerëson lojën e ekipit të tij në pjesën e parë, por cilëson se në fraksionin e dytë gjithçka ndryshoi për meritë të Shqipërisë.
“Në pjesën e parë të lojës thuajse nuk e kemi lejuar fare kundërshtarin të na afrohet në zonën tonë për të rrezikuar. Me fillimin e pjesës së dytë, porsa jemi rikthyer nga pushimi i ndeshjes, kemi pësuar atë gol të parë, që i dha shumë guxim kundërshtarit. Kjo na bëri që të luanim më shumë. Realisht pjesa e dytë nuk ishte aq e mirë për ne sa ajo e para, gjithsesi nuk munguan rastet në fazën ofensive, ndonëse pa shkëlqim. Gjithsesi, ka edhe ndeshje jo të mira, por më mirë tani se në Europian. Le të na shërbejë kjo ndeshje si mësim për ne”, deklaroi trajneri i kombëtares austriake pas fitores 2-1 ndaj Shqipërisë.
