Nuk e ekzagjeroi me reagimin e tij pasi skuadra që drejton dërrmoi Milanin 4-0 dhe u kualifikua për në çerekfinale të Championsit. Tito Vilanova lavdëroi së pari lojtarët dhe ia dedikoi suksesin Vilanovës.
“Kishte ditë që lojtarët po merrnin kritika të shumta dhe disa të pamerituara, ndaj ishte një ndeshje për të kthyer përgjigje. Lojtarët janë të shkëlqyer. Ishte një ndeshje e rëndësishme për ne dhe për tifozët. Tani ndihem i lumtur dhe i qetë. Kjo ishte një ndeshje edhe për Titon, që e ndoqi ndeshjen me shumë vëmendje. Nuk kemi preferenca në çerekfinale, të gjithë janë të fortë”, deklaroi Rura.
Një humbje e tillë shpesh të lë pa gojë, por Masimiliano Alegri duket i qetë. Nuk është turp të eleminohesh nga Barcelona.
“Ne u mundëm nga një ekip që për mendimin tim vazhdon të jetë më i miri në botë. Barcelona është fantastike dhe ne bëmë gjithçka për ta eleminuar këtë skuadër të madhe. Mendoj se deri diku fati ishte kundër nesh, por nuk do të ishte e drejtë që këtë humbje ta quajmë katastrofë. Do të na ndihmojë për t’u rritur. Tani, le të përqëndrohemi tek kampionati”, vlerësoi Alegri.
Dy skuadrat do të vazhdojnë rrugën e tyre këtë sezon, me objektiva të ndryshëm. Katalanasit synojnë edhe Ligën e Kampionëve bashkë me titullin, ndërsa Milani, më modestisht, do vendin e tretë në Serinë A.