Trajneri i Beshiktashit paralajmëron: Kujdes Skënderbeun, është përmirësuar!

redaktor

Te Beshiktashi nuk e nënvlerësojnë Skënderbeun. Edhe pse ka në dispozicion një skuadër me shumë lojtarë të njohur në arenën ndërkombëtare, trajneri i Beshiktashit, Senjol Gunes, nuk u zë aspak besë korçarëve.

Sipas 63-vjeçarit turk edhe pse ekipi fitoi 1-0 në sfidën e parë ndaj Skënderbeut, kampionët e Shqipërisë janë përmirësuar shumë që nga ajo periudhë dhe në ndeshjen e sotme Beshiktashi nuk do ta ketë aspak të thjeshtë për të marrë një tjetër trepikësh.

Ne u përballëm me Skënderbeun në ndeshjen e parë të grupit. Nuk hasëm shumë vështirësi në atë sfidë, pasi edhe pse fituam vetëm 1-0 krijuam shumë raste për gol dhe asnjëherë nuk vendosëm në diskutim marrjen e tre pikëve. Megjithatë Skënderbeu kohët e fundit është përmirësuar së tepërmi, ata kanë patur një rritje të jashtëzakonshme dhe kjo gjë na e vështirëson jashtëzakonisht objektivin për të marrë një tjetër fitore ndaj tyre.

Në ndeshjen e fundit, Skënderbeu mposhti 3-0 Sportingun e Lisbonës që është skuadra më e fortë e grupit, dhe kjo është një tjetër e dhënë që tregon shumë për forcën e tyre. 2 muaj më parë ne luajtëm ndaj skuadre pa eksperiencë, por me ndeshjet që ka zhvilluar deri tani Skënderbeu ka fituar goxha përvojë, dhe mund t’i hapë probleme çdo kundërshtari.

Fitorja ndaj tyre nuk është e sigurt për ne”, pohon tekniku turk.

Përballë, Skënderbeut, Beshiktashi rrezikon të mos të ketë të gatshëm një prej lojtarëve kryesorë të ekipit siç është portugezi Ricardo Quaresma, i cili ka pësuar një dëmtim dhe është në dyshim të madh për këtë sfidë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *