Trajneri i Botev Plovdiv: Nuk e kemi frikë Partizanin, sepse…

Gazeta Dita

Nikollaj Kirov, trajneri i Botev Plovdiv, skuadrës që nesër luan në kryeqytet ndeshjen e parë të fazës kualifikuese të “Europa League” kundër Partizanit, në konferencën për shtyp është shprehur se ka studiuar me detaje ekipin kundërshtarë dhe se pret një lojë agresive.

Lidhur me tempeturat e nxehta që pritet të jenë nesër në orarin e ndeshjes, Kirov u shpreh se situata do të jetë e njëjtë për të dy ekipet.

Njohja për Partizanin

“Kemi ardhur këtu me pretendimet tona në përballjen ndaj një kundërshtari me traditë në futbollin shqiptar. E dimë që në vitin e fundit Partizani bëri një performancë shumë të mirë në kampionat dhe në Ligën e Kampioneve. Sigurisht që kemi parë disa ndeshje nga sezoni i fundit dhe kemi pritshmëri sepse kemi krijuar një ide për stilin e tyre të lojës.”

Pretendimet në ndeshjen e nesërme

“Respektojmë Partizanin si çdo kundërshtar tjetër me të cilin përballemi, por nuk kemi frikë. Presim një futboll agresiv nga ekipi vendas dhe qëllimi ynë kryesor është të marrim një rezultat të mirë që të kemi shpresa për të kaluar në turin tjetër.”

Temperatura e lartë gjatë zhvillimit të ndeshjes

“Moti është njësoj për të dy ekipet. Nuk janë kushte optimale për të luajtur futboll, por kjo është situata dhe do mundohemi të bëjmë më të mirën.”
Ndikimi i mungesave

“I bëmë përgatitjet me lojtarët që janë këtu, ndaj nuk besoj se do të kenë shumë ndikim mungesat.”

Ndeshja e kthimit në një stadium rreth 300 kilometra larg Plovdivit

“Kemi eksperiencë për ndeshje në atë stadium nga ndeshjet e mëparshme në Europë, ndaj mund të quhet shtëpia jonë edhe aty. Distanca nuk besoj se do t’i pengojë tifozët që të vijnë dhe ta mbështesin skuadrën.”

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *