Trajneri i Dinamos: Humbja me Skënderbeun s’do ishte tragjedi

Gazeta Dita
06.08.2017., Stadion Maksimir, Zagreb - Hrvatski telekom Prva liga, 4. kolo, GNK Dinamo - HNK Hajduk. Trener Dinama Mario Cvitanovic rasplakao se pred kraj konferencije za medije. Photo: Sanjin Strukic/PIXSELL

Në prag të ndeshjes së nesërme, Skënderbeu-Dinamo Zagreb, trajneri i ekipit kroat, Mario Cvitanović, ka befasuar duke u shprehur se humbja me korçarët nuk do të ishte një tragjedi. Duke folur nga Elbasani, atje ku do të vendoset se kush do të kualifikohet në Europa League, ai ka theksuar se ka besim te triumfi i të tijëve, por Skënderbeu e tremb.

“Nuk kam emocione, edhe pse është ndeshja ime e parë e rëndësishme. Duam të arrijmë fazën e grupeve, nuk diskutohet, dhe do të japim gjithçka për këtë. Nuk bëjmë asnjë llogari, nuk na intereson asgjë tjetër veç fitores. E pranoj se humbja nuk do të ishte tragjedi. Personalisht, nuk e quaj kështu. Tragjedi është nëse të ndodh diçka e rëndë në familje, jo në futboll”, – ka deklaruar Cvitanović.

Pra, papritur, Skënderbeu nuk është më një skuadër aspak favorite, por bindëse. Përpara ndeshjes së parë, megjithatë, nuk mendohej kështu. “Ne nuk është se e nënvlerësuam Skënderbeun në Zagreb. Ata luajtën mjaft mirë. Tani shpresoj që të jenë më dobët. Nuk ka vlerë të bëjmë krahasime mes dy periudhave. Mendoj se Skënderbeu i para dy viteve ishte ndryshe, edhe Dinamo ishte ndryshe”, – argumentoi tekniku.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *