Trajneri i Islandës Lars Lagerbak ka thënë fjalët më të mira përpara mediave pas humbjes me Francën në çerkefinalet e Euro 2016 për lojtarët e tij dhe tifozët spektakolarë.
“Kjo ishte diçka e bukur për ne, për të gjithë popullin tonë, si një përrallë e vërtetë, dhe duhet t’i gëzohemi kësaj arritjeje. Humbëm përballë një skuadre të madhe, vendit organizator që është dhe pretendent për fitimin e këtij trofeu, megjithatë largohemi me kokën lart,” tha Lagerbak.
Gjitahshtu trajneri suedez tha se suksesi i Islandës nuk duhet të ndalet këtu.
“Ky është vetëm fillimi i kësaj pune kaq të madhe, dhe ne do mendojmë tani për eliminatoret e kampionatit Botërot Rusi 2018”.
Islanda u mund në çerkfinale me rezultatin e thellë 5-2 nga Gjelat e Didier Deschamps
