Trajneri i Kosovës: Fituam me Shqipërinë, por duhet të kemi kujdes nga Azerbajxhani

Dita

Përfaqësuesja e Kosovës do të fillojë këtë javë aventurën europiane të Ligës së Kombeve.

Duke parë nivelin e kundërshtarëve, ajo ka shanse shumë të mira për të kaluar grupin në letër.

Trajneri zviceran i kësaj përfaqësuese, Bernard Challandes u shpreh në konferencën për shtyp se i trembet pikërisht këtij perceptimi që ka për kundërshtarët.

“Nëse ne si staf, ju gazetarët, futbollistët dhe të gjithë, mendojnë se ne jemi pretendentë për këtë ndeshje atëherë do ta kemi shumë të vështirë. Është e qartë për të gjithë që Azerbajxhani, Malta apo Ishujt Faroe nuk janë Kroacia, Franca po Belgjika. Ne vërtet fituam ndaj Shqipërisë, por nuk duhet të mendojmë që do të fitojmë edhe ndaj Azerbajxhanit.

Suksesi me kombëtaren shqiptare i ka entuziazmuar shumë lojtarët dhe kësaj i trembem më së shumti, uroj mos ta marrin më lehtë ndeshjen kundër Azerbajxhanit”, u shpreh  Challandes.

Kosova ndodhet në grupin e 3-të të Ligës D. Ndeshjen e parë, ajo do ta luajë më 7 shtator me transfertë në Azerbajxhan, për të pritur në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës Ishujt Faroe, më 10 shtator.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *