Trajneri i Lazio-s, Simone Inaghi në intervistën para ndeshjes së kthimit në “Europa League” kundër Dinamos së Kievit, nuk ka nguruar të bëjë ironi me situatën që sipas tyre po përballen në kampionat.
“ ‘VAR’? Jam i lumtur që nuk aplikohet në Europë. E patë se çfarë ndodhi në Cagliari? Nuk ia vlen të flasësh më për këtë temë. Nuk është Lazio që ankohet për gjykimin, por është gjykimi që shkon kundër Lazios”, tha trajneri i bardhekaltërve.
Sa i takon ndeshjes kundër ukrainasve, ai u shpreh: “Kemi punuar shumë për të arritur deri këtu ku jemi në Europa League. Duam të kalojmë me çdo kusht në çerekfinale. Kemi bërë një sezon pozitiv, duke nisur që me fitimin e Superkupës në gusht.
Formacioni?
Kam lojtarë të etur për të fituar. Dikush prej tyre mbeti në Romë, sepse nuk ishte në formë. Të 19-të lojtarët që kemi grumbulluar janë në superformë.”
s.a/dita
