Dick Advocaat ka deklaruar se po merr në konsideratë mundësinë që të japë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Serbisë pas disfatës së djeshme ndaj Danimarkës me shifrat 3-1.
Serbët kaluan në avantazh me Tosiç por një dygolësh i Niclas Bendtner dhe finalizimi i Kjaer i dhanë fitoren danezëve.
“Kjo është ndeshja e parë e tmerrshme nga kampi ynë. Ne nuk meritonim të fitonim, është e thjeshtë. Danimarka ishte skuadra më e mirë. Ndoshta ka shumëpresion mbi skuadrën tonë”, tha tekniku holandez.

Me falni,ku e ka thene “E ka fajin Shqiperia”? Nuk e gjeta ne lajmin qe keni botuar, mos keni ngaterruar titullin?
gazetari perdor mundesine che te ardhmen
Gazetari s’ka te drejte ta perdore ne tekstin e shkruar te lajmit, ironine se Advokat mund te fajesoje Shqiperine per rezultatet e dobeta te Serbise. Ate hamendje dhe ironi mund ta shkruaj ne komentet, poshte lajmit, siç bejme ne.
..ndoshta e frikson arrdhja ne SHQIPERI !!!
E dimë të gjithë që nuk egzisiston gazetari ne Shqipëri. Thjesht interesa, dhe kur mungojnë interesat, thjesht dërdëllitje katunareske.