Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Trajneri i Skënderbeut Josa: Komplikuam garën për titull
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajme Flash > Trajneri i Skënderbeut Josa: Komplikuam garën për titull
Lajme FlashSport

Trajneri i Skënderbeut Josa: Komplikuam garën për titull

Dita
Published April 5, 2015
Share
SHARE

Pjesëmarrja në Europë nëpërmjet kampionatit mbetet një mundësi reale për Laçin e Armando Cungut, që edhe ndaj Skënderbeut tregoi se mbetet makthi i skuadrave të mëdha. Trajneri i i kurbinasve i përgëzoi futbollistët e tij për sakrificën që bënë për të mposhtur kampionët në fuqi, duke e hapur edhe më shumë garën për titullin kampion.

“Në përgjithësi nuk kemi qenë në kondicionin e duhur fizik, por kemi sakrifikuar shumë. E kishim përgatitur mirë ndeshjen, sepse Laçi do ta provojë ta arrijë pjesëmarrjen në Europë edhe nëpërmjet kampionatit. Ishim më konkretë dhe më afër fitores dhe ia arritëm”, tha trajneri i Laçit.

Përsa i përket gjykimit, Cungu rezervoi veçse fjalë të mira për Enea Jorgjin, pavarësisht se Elbasanasi ndëshkoi me të kuqe dy lojtarë vendas, ndërsa këmbënguli se Laçi nuk luan për t’i bërë nder asnjë skuadre, por për veten e tij. “Nuk do të bëj hipokritin. Gjyqtari ishte korrekt. Laçi nuk sheh për t’i bërë nder askujt, por vetes. Kemi fituar aq sa herë kemi patur mundësi, duke treguar forcë karakteri”.

Nga ana tjetër Mirel Josa e pranon se Skënderbeu pavarësisht volumit të madh dhe presionit të ushtruar në gjysmëfushën kundërshtare nuk diti të shkonte te goli: “E filluam mirë ndeshjen. Në pjesën e parë ishim këmbëngulës, pavarësisht superioritetit numerik. Laçi do ta ruante me të gjitha mënyrat barazimin. Luajtëm në krah për ta patur lojën nën kontroll. Në pjesën e dytë shkuam nga qendra, por ishim të lexueshëm. Ishim konfuzë me lojën nga krahët dhe në konkludim. Mënyrën sesi shkuam te porta kundërshtare nuk ishte e drejtë. Duhet të ishim më të qartë. Goli i Laçit ishte meritë e tyre”.

Trajneri i korçarëve e pranon se me këtë humbje objektivi titull bëhet më i vështirë. “Pikët që lihen rrugës nuk kthehen më. Ndaj Laçit edhe një pikë do të na bënte punë.  Komplikohet çështja e titullit.”

Dita April 5, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?