Trajneri i Sllovakisë: Italia dhe Gjermania janë turpi i futbollit

Gazeta Dita

Italia mposhti 1-0 Gjermaninë dhe u kualifikua për në gjysmëfinalet e kampionatit europian U-21.

Por suksesi i “axurrëve” të drejtuar nga Luigi Di Biagio, ndaj gjermanëve që gjithsesi u kualifikuan, solli tërbimin e trajnerit të Sllovakisë U-21, Pavel Hapal.

Gjysmëfinalet e Euro 21 do të jenë: Angli-Gjermani dhe Spanjë-Itali

Në fakt, golaverazhi më i mirë i gjermanëve, +4 ndaj +3 të sllovakëve, i kualifikoi ata si skuadra e dytë më e mirë në të tre grupe, ku u kualifikuan edhe vendet e para.

Në këtë mënyrë, rezultati 1-0 i kualifikoi të dy ekipet. Italia do të ndeshet me Spanjën, ndërsa Gjermania do të përballet me Anglinë.

 

Trajneri Hapal nuk e fshehu inatin: “Jemi të gjithë të tërbuar. Me gjithë respektin për Anglinë dhe Spanjën, por për ne ku turne ka marrë fund. Nuk do të shohim më asnjë ndeshje.

Ajo që bën Italia dhe Gjermania është një turp për futbollin. Ndeshja ishte e stisur…”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *