Trajneri i Zvicrës: Nuk e meritonim fitoren ndaj Suedisë, jemi tejet të zhgënjyer

Dita

Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic është shfaqur shumë i zhgënjyer pas ndeshjes së humbur me Suedinë.

Ai ka deklaruar se skuadra e tij ishte më inferiorja në fushë dhe për këtë arsye, ajo nuk e meritonte kurrsesi fitoren.

Petkovic e ka vlerësuar potencialin e skuadrës së Suedisë edhe në takimet e tjera të mëparshme.

“Jemi tejet të zhgënjyer, e gjithë skuadra është. Natyrisht që dëshironim më shumë, por njëkohësisht e urojmë ekipin e Suedisë sepse kanë bërë pikërisht atë për të cilën janë të mirë dhe ajo ka mjaftuar për të na mposhtur.

Pasi shënuan një gol, ishte shumë vështirë të thyhen. Është dashur të bënim më mirë, por ishim skuadra më inferiore dhe jo aq të mirë për ta fituar ndeshjen.

Mungonte diçka në atë ndeshje nga ne, por në të gjitha takimet ku ka luajtur Suedia, kundërshtarët e kanë pasur të vështirë të zhvillojnë lojën e tyre.

Në 10 apo 15 minutat e fundit u përpoqëm të luanim me më shumë emocion dhe ishte më mirë, mendoj. Megjithatë, në fund nuk mjaftoi!”, ka deklaruar Petkovic.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *