Trajneri Mourinho drejt Manchester United

redaktor

Jose Mourinho është shumë pranë Manchester United. Mediat vendase bëjnë të ditur se ai mendohet të jetë zëvendësuesi i Louis Van Gaal, që nuk po arrin rezultatet e kërkuara nga klubi.

Portugezi, i cili deri para pak kohësh drejonte Chelsea, shikohet si favorit për të marrë drejtimin e Manchester United edhe nga shoqëritë e basteve.

Mediat shkojnë më tej duke treguar edhe lojtarët që mund të afrojë Jose Mourinho, mes tyre Raphael Varane, Wesley Sneijder apo Henrikh Mkhitaryan.

Nga kjo marrëveshje që do të arrihej do të kishim një përballje mes tij dhe Pep Guadiola, i cili u zyrtarizua si trajner i Manchester City.

Ronaldinho mund të shkojë të luajë në kampionatin kinez. Sulmuesi brazilian nuk pranoi një ofertë të Leicester City dhe sipas mediave ndëkombëtare duket se do t’i bashkohet bashkombasve të tij në vendin aziatik.

Super League kineze është përforcuar me shumë lojtarë brazilianë ku më i njohuri është ish futbollisti i Chelsea, Ramires.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *