Besnik Hasi ka filluar aventurën e tij në krye të kampionëve grekë, Olimpiakos dhe klubi grek po punon për të plotësuar dëshirat e trajnerit në merkato.
Serbi Filip Xhorxheviç duket së është prioritet për trajnerin gjakovar, ndaj klubi grek po këmbëngul për transferimin e tij nga Lazio e Igli Tares.
Mediat italiane raportojnë se bisedimet mes palëve kanë avancuar dhe se brenda kësaj jave mund të vijë zgjidhja që do ta çonte sulmuesin serb në Greqi.
Xhorxheviç u transferua nga Nantes te Lazio, para tre viteve dhe në 67 ndeshje ka arritur të shënojë 11 gola me kryeqytetasit.
Gjithsesi, dëmtimet e shpeshta të tij, kanë bërë që klubi i Lazios të mos i besojë më për vazhdimin dhe ta nxjerrë në merkato.

Keshtu beri dhe kur ishte te Anderlecht, vetem serb afroi! Nuk harrohet lehte “bashkim-nderzimi(vllaznimi)”