Tramexani pushohet nga puna, nuk është më trajner i Sionit

Dita

Paolo Tramexani nuk do të jetë më në krye të stolit të Sionit. Për ish-zëvendësin e De Biazit, shkarkimi erdhi pas barazimit 2-2 ndaj Luganos, në javën e 12-të të Superligës zvicerane.

Italiani qëndroi në krye të stolit vetëm për 16 ndeshje. Barazimi me vendin e fundit në renditje, solli shkarkimin e paevitueshëm të Tramexanit, që e nis kështu në një mënyrë jo fort të kënaqshme karrierën si trajner i parë.

Në 16 ndeshje, italiani mori vetëm 4 fitore, 5 barazime dhe 7 humbje.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *