Tramezzani: Nuk do ketë të tjera largime

Dita

Nga Kombëtarja shqiptare e futbollit nuk do të ketë të tjera largime përveç Milot Rashicës, Herolind Shalës dhe Alban Mehës, që zgjodhën përfaqësuesen e Kosovës. Këtë e konfirmon zëvendëstrajneri i Shqipërisë, Paolo Tramezzani, për Panorama Sport.

Lidhur me largimet e Rashicës, Mehës apo Shalës, Tramezzani thotë se e respekton zgjedhjen e këtyre lojtarëve, të cilët sipas tij, kanë bërë shumë për fanellën kuqezi, por janë të lirë të vendosin për të ardhmen e tyre.

Paolo Tramezzani siguroi edhe njëherë se marrëdhëniet mes dy federatave të futbollit, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës nuk ndikohen nga zgjedhja e këtyre futbollistëve. Kombëtarja shqiptare po përgatitet për eliminatoret e Botërorit 2018, që nisin më 5 Shtator në sfidën me Maqedoninë në Shkodër.

Shqipëria është në grup edhe me Italinë, Spanjën, Izraelin dhe Lihtenshtejnin, ku do të kërkohet maksimumi edhe pse nuk do të jetë e lehtë.

Share This Article
1 Comment
  • Nuk do kete largime te reja,por problemi qendron se afrimet e reja do te kene nje numer te kufizuar te lojtareve te rinj per te bere perzgjedhje.Kjo sepse nje pjese e mire e cunave qe do jene ne vezhgim,tashme do kerkohen edhe nga Kosova. Nese ne 10 veta,me perpara 8 kalonin nga Shqiperia,tani ky raport do te jete i permbysur!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *