Transavia Airlines (kompania ajrore low-cost e AIR FRANCE KLM Group) tashmë ofron fluturime direkte nga Tirana në Paris, 3 herë në javë. Me kërkesë të madhe nga industria e udhëtimeve, Transavia vendosi të shtojë Tiranën në rrjetin e saj të fluturimeve të rregullta. Fluturimi i parë (TO3790) ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës më 2 korrik, në orën 09:30.
Hervé Kozar, Drejtori Komercial i Transavia deklaroi: “Jemi shumë të lumtur që do të ofrojmë fluturime të rregullta, 3 ditë në javë midis Tiranës dhe Parisit (aeroporti Orly). Është një kënaqësi t’i urosh mirëseardhjen në bord popullit shqiptar dhe t’i ofrosh pasagjerëve çmime të kënaqshme. Ne kemi shumë besim te kjo linjë të cilën duam ta ruajmë dhe ta zhvillojmë më tej në të ardhmen.”
Biletat nga Tirana në Paris (Orly) ofrohen me çmimin €52 (në varësi të disponueshmërisë, vetëm vajtje, përfshin tarifat e prenotimit dhe pagesës) dhe mund të rezervohen në adresën e internetit www.transavia.com, në Call Center (+352 27002728) ose përmes agjentëve të udhëtimeve (fluturimet janë të disponueshme në Amadeus, Galileo dhe Sabre). Linja do të jetë në gjendje operative nga 2 korriku deri në 1 nëntor 2015 me një kapacitet total prej 20,034 vendesh.
| Linja | Nr Fluturimi | Oraret | Frekuenca | Tarifat* |
| ORY – TIA | TO3790 | 06:50 – 9:30 | E Martë, E Enjte | €61 |
| ORY – TIA | TO3790 | 16:30 – 19:10 | E Dielë | €61 |
| TIA – ORY | TO3791 | 10:15 – 12:55 | E Martë, E Enjte | €52 |
| TIA – ORY | TO3791 | 19:55 – 22:35 | E Dielë | €52 |
* Tarifa vetëm vajtje. Përfshihen taksat, TVSH, tarifat e prenotimit & pagesës. Kontrolloni të gjithë itinerarin në www.transavia.com.
