Transferimi i Ronaldos te Juventusi është komentuar nga jo pak persona publikë.
Së fundmi këtë lëvizje e ka komentuar edhe ish-presidenti legjendar i Milanit, Silvio Berluskoni.
Ai ka deklaruar se ardhja e Ronaldos ka një efekt të tmerrshëm për skuadrën e Milanit.
“Por për Serinë A dhe për Italinë, jo vetëm për Juventusin, ky është një lajm shumë i mirë. Me këtë rast, dua të përgëzoj klubin e Juventusit, drejtorët e saj por edhe tifozët”, ka shtuar së thënuri ai.
s.a/dita
