Prokurorët që hetuan dosjen e tre deputetëve Ndoka, Ndreu dhe Veliaj janë zëvendësuar apo transferuar.
Prokurori Artur Selmani, i cili hetoi dosjen ndaj Arben Ndokës dhe Pjerin Ndreut, është transferuar nga Porkuroria e Përgjithshme dhe është komanduar si prokurori në Prokurorinë e Tiranës.
Po kështu është transferuar edhe prokurorja Alma Muça, e cila hetoi dosjen e deputetit Astrit Veliaj.
Selmani është komanduar prokuror në Prokurorinë e Tiranës kurse Muça, në Drejtorinë e Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme.
Transferimi është bërë për shkak të ngarkesës që ata kanë pasur në punë. Ata nuk do të jenë në proçesin që do të zhvillohet në Gjykatën e Lartë.
Në vend të Selmanit, çështjen e sherrin në parlament do ta ndjekë Adnan Xholi.
