Shtatë prokurorë janë transferuar nga Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, pas mbledhjes së Këshillit të Prokurorisë.
Transferimi pritet të kryhet në ditët në vijim kur vendimi të merret zyrtarisht. Pjesa më e madhe e prokurorëve që do të transferohen janë pjesë e Prokurorisë së Tiranës.
Në mbledhje mësohet se është propozuar që:
-Kudusi Shahu nga Krimet e Rënda transferohet në Prokurorinë e Tiranës
-Anton Martini nga Prokuroria e Krimeve të Rënda të kalojë në Prokurorinë e Shkodrës.
-Shkëlqim Kokona nga Prokuroaia e Apelit Tiranë transferohet në Pogradec
-Granit Shahu nga Prokuroria e Tiranës transferohet në atë të Shkodrës
-Florian Bonjaku nga Prokuroria e Tiranës transferohet në Krujë
-Petrit Çano nga Prokuroria e Lushnjes transferohet në Prokurorinë Krujë
-Shkëlqim Hajadari nga Prokuroria e Apelit Tiranë transferohet në Shkodër. /Dita/

D.m.th. perseri Prokurire, perseri hajdute, perseri pale me kriminelet, perseri asnje gjemb ne kembe, tani edhe Llalla eshte shume me teper e holluar me uje, e ka humbur shijen. Pra po behet sic i thone: Qarkullim bolesh.