Mario Gjata, verën e 2021 la Apoloninë për t’u bashkuar me Dinamon. Një nga talentet e Kombëtares shqiptare U-21, lojtari nuk ia doli të merrte shumë hapësira te Blutë, duke luajtur në tre takime për 54 minuta në total.
Dëmtimi e mbajti jashtë ekipit lojtarin, që paçka kontratës afatgjatë u largua nga Nëndetësja në 3 shkurt të këtij viti. Si një ndër talentet e sezonit të shkuar, 21 vjeçari zgjodhi Blutë për të ardhmen.
Gjata duket se gaboi në perceptim, me skuadrën që vuan fundin e renditjes dhe është me një këmbë në të Parën. Duke mos pasur hapësira, Gjata tentoi një tjetër ekip në merkaton e dimrit por në fund “mbeti thatë”.
Pjesë e grupit të artë të Apolonisë së sezonit të shkuar, sulmuesi nuk u konsiderua nga trajneri Shkëmbi duke bërë që lojtari të mbetet pa ekip.
Edhe pse jo ende matematikisht, tashmë është e pashmangshme që Dinamo të luajë në Kategorinë e Parë sezonin e ri. Një zhgënjim i madh duke parë pritshmëritë në fillim të këtij sezoni.
Rënia e Dinamos nga Superliga do të thotë që pjesa më e madhe e lojtarëve aktual do të largohen me përfundimin e këtij sezoni, mes tyre edhe Mario Gjata.
l.b./ dita

U fundos nendetsja sigurimit,re Laco?Qekur e mbaj mend une Dinamon ka qene skuader pa gjak,pa karakter,.
Me laps ne dore qendronin ne treshen e pare per te siguruar nje vend ne kupat ballkanike,,sa per te mbushur shtepine me televizore,manjetofone,xhinsa,xhuboksa,se Dinamon nuk e kontrollonin ne dogane.