Problemi me udhëtimin falas në linjat e autobusëve në Tiranë ka nxjerrë në protestë personat që gëzojnë statusin e invalidit përpara Bashkisë së Tiranës. Kreu i Shoqatës Kombëtare të Invalidëve të Punës, Abdulla Omuri shprehet se çdo ditë këto persona zbriten me dhunë nga autobusët, në të kundërt i duhet të paguajnë biletës si të gjithë të tjetër. Numri i invalidëve që preken nga ky ligj është mbi 22 mijë dhe se sipas tyre shkaktar i vetëm i kësaj është bashkia.
Një muaj më parë, ministri Erion Veliaj zhvilloi negociata me përfaqësuesit e Shoqatës të Transportit Qytetas, ku u ra dakord që kjo e fundit të respektojë ligjin për udhëtimin falas të invalidëve, duke filluar nga data 5 korrik 2014.
Gjithashtu një tjetër marrëveshje ishte që të gjithë invalidët, të cilëve u takon me ligj, të pajisen me librezat e invaliditetit, në mënyrë që të udhëtojnë falas në linjat urbane në Tiranë. Për momentin e vetmja linjë që e zbaton këtë marrëveshje është ajo e linjës Kamzë-Tiranë.
Në një reagim të sajin, Bashkia e Tiranës ka thëne se invalidët po keqpërdoren politikisht dhe se është qeveria ajo që duhet t’i japë zgjidhje kësaj situate. / Vizion Plus

Ka aq shume invalide fiktive ne Shqiperi, sa nuk eshte cudi qe shume prej tyre rrine ne karroca te paralizuarish apo ecin me paterica e mund t’ja fusin me vrap po t’u sulet ndonje qen. Mbajne syze te verbrish dhe shikojne gjylpanen ne kashte.