Gjatë vitit 2013 transporti i brendshëm i mallrave përmes rrjetit të hekurudhës edhe pse i amortizuar ndjeshëm ka shënuar një farë gjallërimi. Të dhënat e Institutit të Transportit bëjnë të ditur se gjatë vitit 2013 ky transport u rrit me rreth 6% në krahasim me vitin paraardhës, duke arritur në total shifrën 150, 469 ton. Edhe pse kjo është një tendencë pozitive e cila i është dedikuar kryesisht transportimit të skrapit, metaleve dhe mineraleve të ndryshme në Portin e Durrësit është dyfish më e ulët se sasia e transportuar në vitin 2009. Nga ana tjetër tregojnë se gjatë vitit 2013 transporti hekurudhor ndërkombëtar i mallrave ka shënuar rënie me rreth 38%, duke kapur në total vlerën prej 98,600 ton, shifër kjo disa herë më e vogël në krahasim me vitin 2010 kur vlera e mallrave të transportuar arriti në 304,352 ton. Ndikim në rënien e kësaj shifre ka dhënë edhe konkurrenca e fortë që kanë vendet e rajonit në lidhjen hekurudhore, por edhe për faktin se linja jonë nuk siguron dalje të gjerë në tregje të tjera.

Hekurudha eshte baza e turizmit Shqiptar. Te lidhesh nyjet kyce me njera tjetren Shkodren, Durresin, aeroportin e jugun e vendit me nje infrastrukture cilesore do ti kesh turistet kapice ktu. Po kujt tja thuash se !!!! Ne akoma kemi probleme me energjine elektrike edhe pse si vend notojme ne uje.