Transporti nuk kthehet edhe pas ultimatumit për heqje licencash ndaj operatorëve

Leda Hysa

Operatorët e transportit urban në kryeqytet nuk tërhiqen nga vendimi për të mos nisur shërbimin, pavarësisht paralajmërimit të kryebashkiakut Veliaj për heqje licence. Ata thonë se rikthimi është i pamundur për shkak të pamundësisë ekonomike, dhe problemeve legale që shkakton protokolli anti-covid.

Mbi këtë argument, përfaqësues të shoqatave të transportit urban, theksojnë dhe një herë se nuk do të rifillojnë shërbimin.

Edhe në mbledhjen e organizuar këtë të mërkurë, ata vendosën të mos tërhiqen nga vendimi, pavarësisht paralajmërimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës  për heqjen e licencave.

Nga ana tjetër, thonë se nga autoritetet nuk kanë asnjë përgjigje për kërkesat e parashtruara.

Në këtë mënyrë, qytetarët do të vijojnë të mbeten peng i përmbushjes së kërkesave nga ana e autoriteteve, pasi operatorët e urbanëve nuk tërhiqen nga pezullimi i aktivitetit.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Kjo eshte nje loje e felliqur qe luhet ne prapa skene midis biznesit te urbaneve dhe Veliajt e njejte me ate qe bene kur rriten cmimin e biletes nga 30 leke ne 40 leke,ndonese Veliaj i kercenoi gjoja se “Sa te jem une kryebashkiak nuk do kete rritje cmimi”!
    Por sic duket,pasi do t’i kene mbushur xhepin,ai nderroi mendje!
    Nuk eshte kaq trim sa duket Veliaj,sidomos kur vjen puna tek xhepi!

  • Qelbesirat u bene me leke. Lereni te lire sherbimin urban se gjendet zgjidhja. Le te rifillojne mikrobuzat e autobuzet e palicensuar ne sherbimin urban, deri sa keto te licencuarit te binden.

  • Zgjidhja është që transporti urban duhet të jetë publik dhe jo privat, ashtu si kurse e ka Bostoni me metro dhe autobuza publikë. Shqiptarët duan t’i masojnë botës se si ecet në rrugë të pashkelura në kapitalizëm! Teoria e ekonomise së tregut thotë që monopolet nuk duhen privatizuar, sepse dëmtohet konsumatori. Autobuzat veprojnë në kushte monopoli dhe vjen puna që “e hedhin shurren përpjetë”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *