Pesë taksistë nga Tirana janë vënë në pranga nga policia e Shkodrës, pasi po transportonin 23 sirianë drejt Malit të Zi.
Informacioni zyrtar i policisë bëjnë të ditur se janë vënë në pranga konkretisht:
Rolando Shtufi, 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi me mjetin e tij me targë AC844T, po transportonte 5 shtetas të huaj sirian.
Haxhi Murati, 57 vjeç, banues në Tiranë, i cili me mjetin e tij me targë AC855T, po transportonte 5 shtetas të huaj sirian.
Atli Truplja, 51 vjeç, banues në Tiranë, i cili me mjetin e tij me targë AC856T, po transportonte 5 shtetas të huaj Sirian.
Leonard Dema, 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi me mjetin e tij me targë AC599T, po transportonte 4 shtetas të huaj sirian.
Kastriot Selamaj, 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi me mjetin e tij me targë AB150T, po transportonte 4 shtetas të huaj sirian.
Ata u kapën në afërsi të Urës së Bahçallëkut, pasi në bashkëpunim dhe të organizuar me njëri-tjetrin dhe me mjetet e tyre të cilët janë të një firme që ofron shërbim “Taxi” në Tiranë po transportonin 23 shtetas të huaj sirian për në Mal të Zi, me destinacion final Austrinë.
o.j/dita
