Trasferta në Moskë, Skënderbeu nis maratonën e kilometrave

redaktor
Ndeshja e futbollit Skenderbeu - Milsami, e vlefshme per ndeshjet ne grupe te Europa League, luajtur ne stadiumin Elbasan Arena, te qytetit te Elbasanit./r/n/r/n

Me ndeshjen e parë jashtë fushe në Europa League, përveç lodhjes në fushë prej kalendarit të ngjeshur, Skënderbeu nis edhe udhëtimet e gjata nëpër Kontinentin e Vjetër.

Distanca nga Korça, ku klubi ka selinë deri në Moskë për sfidën e së enjtes me Lokomotivën është plot 2100 kilometra. Kampionët e Shqipërisë fitojnë vetëm disa dhjetëra kilometra duke llogaritur grumbullohen në Resortin “Tropikal” në Durrës.

Në pjesëmarrjen historike në grupet e Europa League, Skënderbeu duhet të përshkruajë 5340 kilometra, ku përveç Moskës do të udhëtojnë edhe në Stamboll për ndeshjen me Besiktas dhe në Lisbonë për duelin me Sporting.

Distanca më e afërt për korçarët është në Turqi, ndërsa më e largëta ajo në Portugali, plot 2560 kilometra.

Sporting nga ana e tij, është ekipi që do të udhëtojë më së shumti me mbi 9700 kilometra, ndërsa Grupi H kryeson përsa i takon largësive mes skuadrave pjesëmarrëse në Europa League me 28500 kilometra.

Sipas statistikave zyrtare, Skënderbeu renditet i 29-ti përsa i takon klasifikimit special të distancave më të largëta për tu përshkuar nga 80 skuadrat pjesëmarrëse në Champions dhe Europa League.

Në vendin e parë janë kazakët e Astanas, të ndjekur nga azerët e Qarabak ku luan Ansi Agolli dhe rusët e Rubin Kazan.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *