“Trashëgimia” financiare që lë kjo qeveri

anazapta

Trashëgimia financiare dhe ekonomike e kësaj qeverie është tejet larg të qënit e qetë për qeverinë që do të vijë. Në shumë aspekte, ajo paraqitet vrasëse. Dhe jo vetëm për perspektivën e pesë muajve që kanë mbetur të këtij viti. Të mbarsur me mosrealizime skandaloze të ardhurash buxhetore, si dhe me thellim shkatërrues të defiçitit buxhetor dhe borxhit publik. Veç gjendjes në krizë të situatës buxhetore për periudhën gusht-dhjetor 2013, në buxhetin e vitit 2014 trashëgohet “peshqesh” “gropa e zezë” e akumuluar  nga një sërë problemesh me kosto shumë të rënda.

Të tilla janë detyrimet (borxhet) ndaj kompanive të biznesit për kontratat e lidhura, për kryerjen e shërbimeve të ofruara nga qeveria, në këmbim të asfaltit elektoral. Deri tani, vetëm për rrugët e ndërtuara qeveria u ka pa kthyer ndërtuesve dhe gjithë kompanive private të angazhuara rreth 280 milionë euro. Këto para të munguara bllokojnë jo vetëm ndërtimin, por edhe industrinë e materialeve të ndërtimit e një pjesë të tregtisë së këtyre materialeve. Bllokimi i aktivitetit nuk ka pasoja vetëm në buxhetin e shtetit, nga mosarkëtimi i të ardhurave, por ­çon drejt falimentimit segmente të tëra të ekonomisë sonë, ose kufizim të ndjeshëm të veprimtarisë së këtyre kompanive, për shkak të mungesës së likuiditetit nga ana e tyre dhe mungesës së aftësisë paguese për pagesën e detyrimeve fiskale dhe kredive bankare.

Qeveria në ikje i lë trashëgim një “patate të përvëluar” qeverisë së re në formën e rimbursimit të prapambetur të TVSH-së, përllogaritur nga kërkesat e kompanive, i cili është rreth 20 miliardë lekë ose mbi 135 milionë euro. Këto janë para që biznesit i takojnë në mënyrë të ligjshme t’i ketë, por që qeveria nuk ka asnjë mundesi t’ja kthejë, duke parë gjendjen e rënduar dhe gati dëshpëruese të arkës së shtetit. Nga ana tjetër, kompensimi i të përndjekurve politikë po kthehet në farsë. Të dhënat dëshmojnë se deri tani janë paguar kësti i parë për dosjet e miratuara dhe gjysma e këstit të dytë me rreth 3 miliardë lekë. Fondi i buxhetit të shtetit 2013 për këtë zë është paguar (konsumuar) tërësisht. Përfundimi i këstit të dytë kërkon edhe rreth 3 miliardë lekë. Kosto e plotë për dosjet e miratuara deri në fund të vitit 2012 është rreth 38.5 miliardë lekë. Të duket se qeveria tallet me hallet e të përndjekurve. Ndërkohë, kostot e legalizimeve lidhen me diferencën midis vendimeve të qeverisë (VKM), të miratuara për shpronësimin e pronarëve të vjetër dhe VKM-ve për shpërndarjen e të ardhurave nga legalizimet. Deri tani kjo diferencë mund të jetë rreth 5 miliardë lekë. Bombën “trashëgim” mund ta ndezin fitilat e kostove të shpronësimeve dhe kompensimit të pronarëve. Vendimet gjyqësore vetëm për çështjet lidhur me shpronësimet janë rreth 22 milionë euro. Kompensimi financiar i pronarëve është shumë i ulët, rreth 300 milionë lekë në vit. Gjykata e Strasburgut, duke mos parë një veprim të shpejtë të shtetit për këto çështje, ka nxjerrë disa vendime pilot. Një vendim i pazbatuar nga maji i këtij viti kushton 461 milionë lekë. Disa vendime të tjera janë në proces (kostot nga privatizimi i CEZ-it dhe procesi gjyqësor ndërkombëtar i nisur etj.).

Detyrimet reciproke mes kompanive publike, mes tyre me njëra-tjetrën, mes tyre dhe bankave e institucioneve të shtetit dhe të autoriteteve lokale (Ujësjellës, Telekom CEZ, garancitë për huamarrjet e KESH-it për blerje energjie, etj.) jane pasiguri dhe kurthe shpërthyese për qeverinë e re edhe për vitin 2014. Rreziku i kolapsimit të këtyre kompanive që ofrojnë shërbime jetike për popullsinë e vendit është real dhe rritja e ndikimit negativ në sistemin financiar të vendit e paimagjinueshme.

Share This Article
4 Comments
  • Sot do kurajo te madhe te dalesh perpara e ti tregosh te verteten e hidhur ,gjendjen ku ndodhet vendi …!

  • Une mendoj qe Rama. gjeja e pare qe duhet te bej eshte te shpalle falimentimin e shqiperise, jo per t’u justifikuar para popullit…por per t’i treguar zyrtarisht shqipetareve, (qe e dime shume mire, ate gjeme qe I ka bere vendit krimineli sali berisha dhe banda e tij me hajdute e te paafte). duke e nisur me guxim dhe shikim te realitetit ne sy ai do te kete mbeshtetjen akoma edheme te madhe ne misionin e rilindjes se ketij vendi te gjymtuar nga babezia dhe papergjegjshmeria e krimineleve te cilet I hodhem ne koshin e plehrave…mer vone te punoje per ti dhene denimin e merituar gjithe abuzuesve me pasurite e shqiperise dhe shkelesve te ligjit ku kampioni eshte vrasesi dhe percaresi I shqiptareve sali berisha dhe loloja I tij lulezim basha. transparenca dhe ndershmeria jane dy shtyllat kryesore qe do te bejne dallimin nga ish pushtetaret kriminele bij te erresires dhe injorances, per te cilet duhet te veproje drejtesia ….gjendje e vendt eshte skandaloze.

  • Beni nje artikull me titull “SUDE BERISHA OSE SALI ALIMUCA” ! Eshte e nevojshme qe njerezit te informohen dhe ti dine se situata eshte me keq se ne 1997-ten ! Pasi atehere “shteti” kishte xhepin e vet jo ne gjendje rreziku !
    Artikulli te jete me fjale shqip dhe ne gjuhen shqipe dhe jo ne gjuhen Babilonase !

  • Z.Rama te zberthej dhe tregoje popullit “Bankat e Familjes Berisha”
    me leke te vjedhura popullit dhe taksat e shqipetareve …. …. te zbuloje lidhjet e “Familjes Berisha” me krimin, terroriste islamike
    dhe levizjet e droges per 23 vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *