Trashëgimia në gur: Siria para luftës në foto

DITA Online

Ky fotograf i dokumentonte

monumentet e lashta të Sirisë,

të pavetëdijshëm se do të shkatërroheshin nga lufta.

*Nga Kenneth Dickerman dhe Kevin Bubriski

Lufta në Siri ka zgjatur për gati tetë vjet. Ajo filloi rreth kohës së Pranverës Arabe, kur në mars të vitit 2011, protestuesit dolën në rrugë duke i bërë thirrje presidentit sirian Bashar al-Asad të zbatonte reformat demokratike të qeverisë. Por në vend të pranimit të këtyre kërkesave, qeveria e Asadit u përgjigj me dhunë. Duke u përpjekur të organizonte një rebelim të armatosur kundër regjimit të Asadit, dezertorët ushtarakë dhe protestuesit u mobilizuan në atë që u quajt Ushtria e Lirë Siriane. Nga viti 2012, Siria u përfshi plotësisht në luftën civile, duke shkatërruar pjesën më të madhe të vendit që nga ajo kohë. Më shumë se 400,000 njerëz janë vrarë, të paktën 1 milion janë plagosur dhe rreth 12 milionë janë larguar nga shtëpitë e tyre, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara dhe grupeve të tjera.

Ky është shteti i Sirisë sot. Por sigurisht, nuk ka qenë gjithmonë kështu. Në vitin 2003, tetë vjet përpara konfliktit, fotografi Kevin Bubriski u gjend me detyrë në Siri, ku dokumentoi jetën e përditshme dhe monumentet e lashta të vendit. Ai nuk kishte asnjë ide deri atëherë për luftën që do të vinte, apo se do të përfundonte e shkatërruar para se ai të bënte fotot e dokumentuara.

Bubriski e kaloi kohën duke fotografuar momente në gjallërinë e Aleppo Souk, konsideruar si vendi më i populluar për tregtinë në botë. Ai gjithashtu dilte jashtë qytetit, duke dokumentuar në foto fshatrat e lashtë të Sirisë Veriore, Kishën e Shën Simeon Stylites dhe vendet e pelegrinazhit të Serjilla, al-Bara, Kharab Shams, Mushabak, Baqirha, Qalb Lozeh dhe Resafe. Përveç kësaj, Bubriski fotografoi vendet e hershme islamike pranë Raqqa dhe qytete tregtare të lashta romake të Apameas dhe Palmirës. Ndërsa i ruan këto vende në film, sipas botuesit të tij, ai “kujton se mbante frymën teksa shihte rrënojat para tij të merrnin formë në objektivin e xhamtë të kamerës analoge Hasselblad, duke u ndjerë shumë fatlum se ishte dëshmitar i bukurisë së monumenteve të lashta”.

Libri i fotografive të Bubriskit nga e gjithë Siria në vitin 2003, titullohet “Trashëgimia në gur: Siria para luftës”, është në dispozicion nga shtëpia botuese Powerhouse.

 

*In Sight është blog-u i fotografisë së Uashington Postit për tregimin vizual. Kjo platformë shfaq pamjet impresive dhe të larmishme nga stafi dhe fotografët e pavarur, agjencitë e lajmeve dhe arkivat.

 burimi: www.washingtonpost.com

Përgatiti: L. Veizi/ DITA

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *