(Homazh për shokun e rinisë, prof.dr. Alfred Xhomo)
Nga Faslli Haliti
Parcelat eksperimentale të Institutit të Kërkimeve Bujqësore “Ivan Miçurin”, për krijimin e kultivarëve ose llojeve të reja të grurit, krijonin një dekor të bukur të blertë në periferi të qytetit të Lushnjës. Gruri diku ishte rud, diku me hala, diku i gjatë, diku i shkurtër, diku i butë, diku duro ose i fortë që i rezistonte lagështisë, rrëzimit nga shirat me erëra të forta.
Së bashku me krijimin e Institutin të Kërkimeve Bujqësore në qytetin tonë, në vitin 1956, erdhi dhe filloi punën shkencore në sektorin e krijimit të llojeve të reja, agronomi i ri Alfred Xhomo i cili sapo kishte mbaruar studimet shkëlqyeshëm në Institutin e
Lartë Bujqësor të Kamzës.
Kjo qendër shkencore u vendos në ndërtesën e ish shkollës bujqësore amerikane dhe ish spitalit gjerman gjatë viteve të Luftës, ndërtesë kjo me bukuri të mahnitshme, për banorët e qytetit. Por nuk ishte vetëm ndërtesa ajo që i mahniste banorët e qytetit fushor me bukurinë dhe arkitekturën e saj, por dhe mjedisi rreth saj me pemë frutore, dekorative: portokalle, mandarina, bajame, shegë; me një lloj dardhe së cilës, specialistët e frutikulturës i kishin dhënë formën një kandelabre, pas të cilave vinin palmat, trëndafilat, e një mori lulesh. Thuhej se kopshti i kësaj qendre shkencore të kujtonte kopshtet e varura të Semiramidës së Babilonisë. Ne banorët e thjeshtë, por të uritur për të bukurën, nëse nuk i njihnim kopshtet e Semiramidës, njihnim kopshtin dhe mjediset e Qendrës shkencore të qytetit dhe, të tilla i përfytyronim edhe kopshtet e varura të vetë Semiramidës. Dhe së bashku me parcelat eksperimentale të grurit e të kulturave të tjera, tabloja e Qendrës shkencore, jo vetëm plotësohej, dukej edhe më e përsosur, e epërme se sa Kopshtet e varura të Semiramidës; në optikën tonë ajo ishte mrekullia e tetë e botës.
***
Specialisti i huaj i grurit Maljani, së bashku me specialistët vendas i la zyrat dhe u nis për të parë fushat eksperimentale të “Institutit të Kërkimeve Bujqësore” në Lushnjë. Ishte shumë kurioz t’i shihte, sepse bashkëpunëtorët e tij të ardhur më parë për vizitë, i kishin folur shumë mirë për këto fusha…
Agronomi i ri Alfred Xhomo kishte dëgjuar për këtë profesor të shquar, kishte lexuar artikujt e tij nëpër revistat spanjolle, italiane, gjermane, franceze. Dhe ja tani e kishte fare pranë; bërrylet e tyre, gati takoheshin me njeri-tjetrin. E kishte përfytyruar jo kështu të zakonshëm në pamje… Por llojet e tij kërkoheshin e mbilleshin kudo nëpër botë. Pikërisht kjo e bënte agronomin e ri ta përfytyronte atë si një njeri jo si gjithë të tjerët.
Pasi specialisti i huaj pa morinë e kallinjve u shpreh se, specialisti i llojeve të grurit, veç anës shkencore, aftësisë për të bërë e ndjekur eksperimentet, duhej të kishte intuitë dhe sy të mprehtë. Ai duhet të dallonte kallirin më të mirë midis morisë së kallinjve të zakonshëm. Ai duhet të dallojë kallirin më të veçantë mes morisë së kallinjve të zakonshëm, gjë që agronomi i ri Alfred Xhomo, si specialist i kultivarëve, llojeve të reja të grurit e ndjente se i kishte këto dy të dhëna apo cilësi, kjo ishte dhe arsyeja që ai e vlerësoi si një postulatë këtë thënie të profesorit të shquar të grurit dhe e shënoi atë në bllokun e tij, ku përshkruante çdo ditë ndryshimet që vinte re në parcelat e tij eksperimentale. S’linte pa shënuar, sidomos, ngjyrën që merrte gruri. I jepte shumë rëndësi ngjyrës që tregonte gjendjen shëndetësore të grurit. Vatrat e verdha të grurit, agronomi i trajtonte me një dozë më të madhe plehu, me qëllim që të uniformizonte ngjyrën. Dhe kur e shihte grurin që merrte ngjyrën e shëndetshme të gjelbër, agronomi i ri gëzohej si ai mjeku kur ia del t’i kthejë shëndetin pacientit.
Mes fushës eksperimentale ai po merrte çdo ditë e më shumë hijen e princit, mes eksperimentuesve…
Befas profesor Maljani tha:
“Eksperimentet e mia i ndjek djali im dhe një zbatues i talentuar. Djali im nuk ka as intuitën as syrin e mprehtë, kurse zbatuesi im i ka të dyja: syrin e mprehtë dhe intuitën e thellë. Midis gjithë asaj morie kallinjsh të fushës eksperimentale, ai arrin të dallojë kallirin që na duhet… Kuptohet! Pasurinë, do t’ia lë trashëgim djalit tim.
Zbatuesit tim do t’i lë trashëgim eksperimentet, shkencën, do t’i lë pra, pasurinë e patundshme që nuk shteron. Kapitali bën firo, kurse shkenca ka hap të gjatë, ajo ecën, bën përpara, sidomos kur e lë në duar të sigurta…”
Këto impresione të mbajtura në takimin mes fushës eksperimentale të grurit me profesorin e huaj, si krijues e si shok i agronomit të ri Alfred Xhomo, i dërgova për botim në gazetën lokale.
Redaktori i gazetës e lexoi shkrimin tim. U mendua pak dhe me entuziazëm, siç m’u duk mua tha: “Bukur, drejt e ka profesor Maljani. Më pa në sy dhe me buzën në gaz më tha për së dyti: Mirë, drejt, e ka specialisti i shquar; paret të birit, shkencën më të aftit.
Mirë. Pasi ta përgatis shkrimin për botim, do t’ia paraqes kryeredaktorit të gazetës i cili vendos për botimin ose për mosbotimin e një shkrimi”.
Kryeredaktori pasi e lexoi shkrimin, duke vënë dhe ai buzën në gaz tha: Mirë, drejt e ka specialisti i shquar; “Paret do t’ia lë djalit, kurse shkencën do t’ia lë trashëgim më të aftit: zbatuesit tim”. Por kjo ndodh në kapitalizëm, kurse ne jemi në socializëm shoku redaktor….”
Dhe vuri kryqin shkrimit.
Tetor 1988

Mire bre, po ki shoqi jetoi edhe ne kapitalizem. Si nuk arriti te na bente ndonje thagme te madhe kur vendi u be kapitalist, apo i kishte pjerdhur shkenca deri atehere.
Kur te sillen kujtimet gjallerohesh..
Po.po.Mua sjelle kujtimet e plot 60 viteve me pare.Une bere Lushnjen si qytetin tim,(ushtare “kimetllinj” na quanin ne te VAJNI-it, atje maje kodres lindore te Lushnjes,”karbunare”,ku mbeshtetej ai qyteti “Hambar i bujqesor”,(pas tharies se kenetes Terbufit ato vite).
Jane ato vite qe ne Lushnje, erdhen djem e vajza universitare,qe; si “Yje” apo “Trendelina” terhiqnin syte e banoreve te urte te atij qyteti..
Ne ushtaret e VAIN-it “Gjenerale”;Sa ushtare dhe oficere specialiste( Simon Lesko, Luci Bullari, Kristaq Toce, Jashar Gava,Xhafer Nika,sa ne qender Arian Beqari e Tajar Agolli me shoke, ne ate repart(9951),
Gjashte ushtare ishim nga Tirana:(Karlo Tivari, Hasan Shehu,Llazar Permeti,Xhetan Matia,Abdulla Zhegu ,Hysen Pisha e Hysen Xhiku,A Kolitari,sa Spiro Pleqin nga Korca, Maman Duhanxhiun,Koli Bano me Dhmitrin nga Berati,e nonje tjeter,qe te me fali.si Cimo e Aleksi nga Fieri..(keshtu na quanin si nofke, boll shoke e miq te Lushnjes,shetitien e mbremjes ne te vetminruge “bulevard”qe kishte Lushnja e atyre viteve qe nga ura ne dalie e kishim si te shkonin nga”shenprokopi” ne Tiranen tone,sa ne PERMETIN TIM tere lule e vershta Vace Zela e Madhe me shoqet,ato vite hidhte shtat si kengetare….sa artistet e mevonshem te Lishnjes…
Ju i nderuari Faslli Haliti e pershkruani bukur sa e krahasoni me “Kopshtet e varura te SEMIRAMIDES se Babillonise”. Specialiste si mjeshteri Frutikultures me VRESHARINE paresore i ndieri..Abedin Cici.
Aty i benim ne shetitiet,krah lushnjreve qe te ardhurit i vinin ne “krye te sofres”. nje syresh ishte agronomi bukurosh, Agron Xhomo me shoke,qe jane shume e nuk po pemend emrat vec kur vinte i Madhi Pr.Abedin Cici,qe atehere ate vertet shkeqenin si njerez u bene dhe specialiste te shkelqyer.
Nje falenderim te vecante sot i nderuar F.Haliti qe na bere te jetojme me te ndierin Pr.Dr Alfred Xhomon e pa shoq..
Une me ato imazhe e kujtime te atyre viteve dhe sot, kaluar te 80-tat jetoj.
Pershendetie te gjitheve sa jemi akoma,kaluar te tetedhjetat.
Ishin vitet e “SAKRIFICAVE SUBLIME”
Ndjese pacin ate qe si kemi midis nesh.
Amanet brezave qe vine, ti kene “Yll Karvani” ata punonjs te shkelqyer, qe themeluan shkencen e Re shqiptaresi, me ate te Bujqesise paresore; si Agron Xhomo me shoke e shoqe.
Duhet PEJETESUAR te tillet (e kete e ben shteti me istancat e tij.)
Toronto 24-09-2016 Guri Naimit D.(Dh.Xhoga)
Kur te sillen kujtimet gjallerohesh..
Po.po.Mua sjelle kujtimet e plot 60 viteve me pare.Une bere Lushnjen si qytetin tim,(ushtare “kimetllinj” na quanin ne te VAJNI-it, atje maje kodres lindore te Lushnjes,”karbunare”,ku mbeshtetej ai qyteti “Hambar i bujqesor”,(pas tharies se kenetes Terbufit ato vite).
Jane ato vite qe ne Lushnje, erdhen djem e vajza universitare,qe; si “Yje” apo “Trendelina” terhiqnin syte e banoreve te urte te atij qyteti..
Ne ushtaret e VAIN-it “Gjenerale”;Sa ushtare dhe oficere specialiste( Simon Lesko, Luci Bullari, Kristaq Toce, Jashar Gava,Xhafer Nika,sa ne qender Arian Beqari e Tajar Agolli me shoke, ne ate repart(9951),
Gjashte ushtare ishim nga Tirana:(Karlo Tivari, Hasan Shehu,Llazar Permeti,Xhetan Matia,Abdulla Zhegu ,Hysen Pisha e Hysen Xhiku,A Kolitari,sa Spiro Pleqin nga Korca, Maman Duhanxhiun,Koli Bano e Dhimitrin nga Berati,e nonje tjeter,qe te me fali.si Cimo e Aleksi nga Fieri..(“gjenerale” na quanin si nofke, boll shoke e miq te Lushnjes,shetitien e mbremjes ne te vetmen ruge “bulevard”,qe kishte Lushnja e atyre viteve, qe nga ura ne dalie e kishim si te shkonin nga”shenprokopi”, ne Tiranen tone,sa ne PERMETIN TIM tere lule e vreshta, Vace Zela e Madhe me shoqet ,ato vite hidhte shtat si kengetare….sa artistet e mevonshem te Lushnjes…
Ju i nderuari Faslli Haliti e pershkruani bukur sa e krahasoni me “Kopshtet e varura te SEMIRAMIDES se Babillonise”. Specialistet, si mjeshteri Frutikultures me VRESHARINE paresore,ishte i ndieri..Abedin Cici.
Aty i benim ne shetitiet,krah lushnjreve, qe te ardhurit i vinin ne “krye te sofres”. Nje syresh ishte agronomi bukurosh, Agron Xhomo me shoke,qe jane shume e nuk po pemend emrat vec kur vinte i Madhi Pr.Abedin Cici,qe atehere ata, vertet shkeqenin si njerez, u bene dhe specialiste te shkelqyer.
Nje falenderim te vecante sot i nderuar F.Haliti qe na bere te jetojme me te ndierin Pr.Dr Alfred Xhomon e pa shoq..
Une me ato imazhe e kujtime te atyre viteve dhe sot, kaluar te 80-tat vite, jetoj.
Pershendetie te gjitheve sa jemi akoma,kaluar te tetedhjetat.
Ishin vitet e “SAKRIFICAVE SUBLIME”
Ndjese pacin ate qe si kemi midis nesh.
Amanet brezave qe vine, ti kene “Yll Karvani” ata punonjs te shkelqyer, qe themeluan shkencen e Re shqiptaresi, me ate te Bujqesise paresore; si Agron Xhomo me shoke e shoqe.
Duhet PEJETESUAR te tillet (e kete e ben shteti me istancat e tij.)
Toronto 24-09-2016 Guri Naimit D.(Dh.Xhoga)