Athina përjetoi orë ankthi natën e së shtunës, duke u gdhirë dita e sotme, ku u rikthyen përleshjet mes anarkistëve dhe forcave të policisë.
Sipas autoriteteve, një grup të rinjsh sulmuan forcat e policisë në zonën e lagjes rebele “Eksarqia”.
Ata hodhën gurë dhe kokteile molotov, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës.
Përleshjet vazhduan për disa orë dhe përfunduan rreth orëve të para të mëngjesit.
Prej sulmeve të anarkistëve, disa makina u dëmtuan, ndërsa policia thotë se nuk ka asnjë të plagosur dhe gjithashtu asnjë të ndaluar nga radhët e anarkistëve.
Situata në kryeqytetin grek u normalizua rreth orës 5 të mëngjesit.
