Parlamenti i Malit të Zi, ndërpreu punimet e së premtes, për shkak të incidenteve të shkaktuara nga opozita.
Incidentet shpërthyen në momentin kur kryeministri Milo Gjukanoviç, doli në foltore për të propozuar emrat e disa ministrave të rinj të qeverisë malazeze.
Deputetët opozitarë të grupimit proserb, ”Fronti Demokratik” brohoritën duke fyer kryeministrin Gjukanoviç dhe duke ju vërsulur atij.Parlamenti duhej të debatonte zbatimin e marrëveshjes politike mes pushtetit dhe opozitës për ngritjen e një qeverie të “besimit zgjedhor”.
