Një ditë përpara finales së Conference League, trazirat nuk kanë munguar në rrugët e kryeqytetit të Tiranës.
Mediat raportojnë se në zonën e quajtur “9 katshet”, ka patur një përplasje mes tifozëve holandez dhe një të riu shqiptar.
Burime nga policia thonë se tifozi holandez ka qenë i pirë. Kësisoj, ka rënë nga karrigia dhe më pas ka nisur të debatojë me personat që ndodheshin pranë tij, duke pretenduar se e kanë shtyrë.
Kjo ka qenë dinamika e përplasjes, detajet e së cilës deri më tani janë të pakta. Kujtojmë që ditët e fundit në Tiranë kanë ardhur shumë tifozë për sfidën mes Feyenoord dhe Romës që do të luhet në “Air Albania Stadium”.
Sa i takon incidenteve, ky është i pari deri më tani i këtyre përmasave, pasi shumica e kryeqytetit vijon të jetë sinkron me festimet e kësaj ndeshje historike për vendin tonë.
a.m/dita

E paraqiti si sukses te madh Veliaj ardhjen e tifozeve te huaj per biznesin tiranas dhe per ti dhene nje nam te mire kryeqytetit,por ndodhi e kundra. Me shume shkatrruan se sa ben xhiro. Shumica e tifozeve te droguar ikin pa paguar as ata qe kane konsomuar.