Tre aksidente kanë ndodhur pasditen e së mërkurës në Itali dhe për pasojë, tre shqiptarë kanë mbetur të plagosur rëndë.
Sipas mediave italiane, një 24-vjeçar me inicialet B.M. ka qenë duke drejtuar një makinë tip “Ford Fiesta” në komunën Castelfranco di Sotto, kur ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.
Ndërsa në Tremoli, një 39-vjeçar që ishte nën drejtimin e një motoçiklete tip “Suzuki”, është përplasur me një makinë.
Rasti i tretë mësohet të ketë ndodhur në Prato, ku një 40-vjeçar është gjendur në një kantier ndërtimi në gjendje të rëndë. Dyshimet janë se ai mund të ketë rënë nga vinçi, me të cilin ishte duke punuar.
Për të tre shqiptarët raportohet se janë transportuar menjëherë në spital.
s.a/dita
