Në cilësinë e anëtarëve të Bordit të Monitorimit të Medias, Adrian Thano, Dardan Malaj dhe Andi Kananaj sqarojnë opinionin publik për shkaqet që i detyruan të largohen nga mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ditën e sotme kur diskutohej raporti dy javor i punës së Bordit të Monitorimit për fushatën zgjedhore.
Në deklaratën e tyre vlerësohet sa më poshtë:
Me keqardhje konstatojmë se anëtarët e Bordit të Monitorimit të Medias trajtohen prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me dy standarde. Përpara mbledhjes së javës së kaluar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Bordi ka marrë në shqyrtim në një prej mbledhjeve të tij katër çështje.
Në cilësinë e tre anëtarëve të Bordit, kemi ngritur në këtë mbledhje hqetësimin për Spotin e Postës Shqiptare ku reklamohet dhe promovohet puna e këtij institucioni. Së dyti është diskutuar çështja e Spotit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit ku gjithashtu ka pasur debate mes anëtarëve lidhur me statusin ligjor të Fondit të Zhvillimit i cili vazhdon të reklamojë në televizione një reklamë të promovimit të arritjeve dhe projekteve në infrastrukturë.
Çështja e tretë e shtruar për diskutim nga ana jonë ka qenë ajo e problemeve në pasqyrimin e kronikave televizive të partive opozitare
në Radio Televizionin Publik Shqiptar. Ngritëm shqetësimin tonë për faktin se në kronikat e opozitës nuk respektohet Kodi Zgjedhor për një pasqyrim të drejtë por deformohen ndërsa shpesh gazetarët e RTVSH-së shkelin ligjin duke treguar anshmëri politike në tekstet e këtyre kronikave në raport me ato të partive qeverisëse. Në tekstin e raportit të javës së parë përfshimë kërkesën për ndalimin e Spotit të Postës Shqiptare si në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, në nenet 80, pika 4 dhe atë 84, pika 10 ku institucioneve publike new nivel qendror ose lokal u ndalohet reklamimi 60 ditë përpara ditës së zgjedhjeve me përjashtim të rasteve kur kjo i shërben ndërgjegjësimit të zgjedhësve.
Po në raportin e javës së parë përfshimë kërkesën tonë për ti kujtuar RTVSH-së të zbatojë ligjin dhe të pasqyrojë drejt e pa anshmëri politike kronikat e fushatës. Katër anëtarët e tjerë të Bordit të Monitorimit propozuan ndalimin dhe korrigjimin e një prej Spoteve të subjektit zgjedhor Partia Socialiste me pretendimin se kishte pasaktësi në përmbajtje. Me besimin dhe referencën ligjore e pa hyrë në çështjen konkrete duke diskutuar parimisht, ne si anëtarë të Bordit e kemi refuzuar këtë propozim duke argumentuar se Kodi Zgjedhor nuk parashikon në asnjë pikë të tijën këtë kompetencë të Bordit për të ndërhyrë në përmbajtjen e spoteve.
Në mbledhjen e një jave më parë në KQZ, ne u njohëm me faktin se katër anëtarët e tjerë të Bordit kishin depozituar në protokollin e këtij institucioni një kërkesë me shkrim, të shkëputur nga raporti javor ku kërkohej ndalimi i spotit të Partisë Socialiste. Kërkesa nuk ishte pjesë e raportit, nuk përmbante një mendim pakice, nuk kishte emrat tanë dhe gjithashtu ne si tre anëtarë u njohëm me tekstin vetëm new mbledhjen e KQZ-së.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve një ditë më vonë vendosi ta marrë në shqyrtim këtë kërkesë duke e miratuar, paçka se sipas mendimit tonë në kundërshti me ligjin, ndërsa shtyu në mënyrë të pakuptueshme diskutimin e çështjes së spotit të Postës Shqiptare dhe hodhi poshtë kërkesën për sa i takon qëndrimit që duhej mbajtur ndaj Radiotelevizionit Publik Shqiptar për shkeljet ligjore të vëna re.
Në cilësinë që na është ngarkuar me ligj për kryerjen e funksionit të anëtarit të Bordit, i dorëzuam diten e merkure kryetarit të kësaj strukture Z.Andon Andoni një shkresë ku kërkohej ndalimi i Spotit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit (i diskutuar në mbledhjen e parë) dhe i rikujtonim KQZ-së se po e zvarrit shqyrtimin e propozimit tonë për Spotin e Postës Shqiptare.
KQZ nuk e përfshiu kërkesën tonë në rendin e ditës me pretendimin se nuk mbante mendim shumice, nuk mbante emrat dhe firmat e katër anëtarëve të tjerë dhe se nuk ishte diskutuar në mbledhjen e Bordit.
Edhe pas insistimit tonë se çështja ishte diskutuar dhe se me një shembull të ngjashëm, një javë më parë, po ky institucion ndoqi rrugën e shqyrtimit dhe miratimit, ne si anëtarë propozues e ndjemë krejt të panevojshme dhe fyese të vazhdonim të qëndronim në një mbledhje ku si anëtarë të Bordit trajtohemi në mënyrë thellësisht të diferencuar dhe nuk lejohemi që të paraqesim mendimet tona për çështjet e monitorimit.
Tirane, me 14,06,2013
Anëtarët e Bordit të Medias
Adrian THANO
Dardan MALAJ
Andi KANANAJ

Nuk thua shyqyr qe po veprojne vetem me 2 standarte se po te ishte per salen do vepronin me 3 ose 4 standarte si ti donte qejfi, ata antaret e PD aty sikur kane ndonje leve komandimi nga larg se te gjithe levizin dhe miratojne ne te njejten kohe.
KQZ-ja per aq kohe sa eshte e mare peng nga kjo qeveri e krimit dhe e njerezve me pushtet te Saliut eshte e mare fund e nuk mund te kete kurre legjitimitet. Eshte e pafalshme qe kjo qeveri perpiqet te kape cdo institucion dhe ti perdore ne favor te saj.
Qeveria e rrenimit nuk mund te ndalet nga te tilla manovra qe e kane demtuar ne cdo pjese te sistemit kete vend vetem me nderhyrjen e paligjshme qe qeveria ben per interesa te saj ashtu sic po bene dhe ka bere me KQZ-ne.
QESHTJA E KQZ ESHTE NJE QESHTJE SHUME DELIKATE QE DUHET ZGJEDHUR SA ME PARE SEPSE MUNGOJNE SHUME PAK DITE NGA ZGJEDHJET PARLAMENTARE.
DUHET TE SHPETOJME KQZ-ne NGA KTHETRAT E SALIUT, DUHET TA SHPETOJME NGA DIKTATORI I CILI KERKON TE GJITHE MENYRAT TE SHKATERROJ GJITHECKA.
TURP per KQZ-ne qe kemi ne Shqiperi,
TURP sepse kemi nje KQZ te politizuar,
i duhet jap fund kesaj qendje te TURPSHME sepse na ndajne pak dite nga 23 qershori.
kjo KQZ qe kemi ne shqiperi eshte turp
perderisa punon me keto standarte nuk do kemi kurre zgjedhje te hajrit
tashme dihet qe kqz eshte vegel e saliut, po jo per shume kohe
KQZ eshte shkaterruar tashme, korrupsion i futur me leket e pista qe saliu ka vjedhur ne 8 vitet e fundit e ka shkaterruar kete institucion. Ska me KQZ aty eshte bere si zyra e diraktivave te saliut, ca thote ai ashtu veprohet.
Me Lefterine e Saliut ne kry qe mer e zbaton vetem urdhra te Saliut patjeter qe KQZ-ja eshte e mare fund. Por te gjithe ne nuk do lejojme qe vota jone te preket sepse askush nuk mund te cenoje vullentin e qytetareve te ketij vendi.
Me znj. LEshi ne krye KQZ leviz vetem perPARA, po spati lek nuk punon istitucioni. Keshtu eshte ndryshuar sistemi i KQZ nga saliu. Ky komision nuk pyet me as per opozite e as per popull, cte thone te medhenjte ajo ka rendesi. Ti vije TURP leferise e te gjithe te tjeret qe jane kthyer ne lolo te qeverise.
Mos u shqetesoni se keto spote nuk bejne asnje pune ne publik. E kuptoj qe ju perpiqeni te beni punen tuaj, po dhe ne kemi per ta bere punen tone me se miri. Berishes i ka ardhur fundi, po kete kemi per tia treguar te gjithe bashke me vote ne 23 qershor!!!
KQZ ka prishur komplet kodin e etikes, nuk respekton me opozite dhe as nderkombetaret, si mund te veproje keshtu nje institucion i “pavarur”?! Saliut gjithsesi di ti prishen planet pasi dihet kush fiton ne 23 qeshor, populli do votje ate dite dhe do zgjedhi fillimin e RILINDJES SHQIPTARE.
Berisha ka per te provuar ne cdo menyre, deri ne momentin e fundit per te marre me force apo me dredhi keto zgjedhje. Po nuk ka per tia arritur megjithese eshte skandaloze qe institucione te shtetit bejne reklame me para publike ne favor te nje maxhorance fyese per te gjithe shqiptaret. Rilindja nuk ndalet dot nga keto miza. Ne 23 qershor fillon koha e Rames ne krye te qeverise shqiptare.
Cfare pret nga KQZ. Cdo dege opozitare, dhe kur ska lidhje me PS KQZ e sheh sia armike. Ketu jane gjerat krejt hapur antikushtetuese sepse vete KQZ eshte e tille. ajo seshte KQZ por nje 4 -she njerezish qe bejne kerdine sic i thote AY. Kjo merr fund me 23 qershor sepse ska asnje shans qe popullin dhe voten e tij masive ta thyeje njeri
KQZ-ja vepron me nje sandard per koalicionin e djathte dhe me nje standard tjeter per koalicionin e majte….Dhe kjo eshte jo thjeshte diskriminuese dhe e pa pranueshme, por edhe antiligjore.
TVSH nuk eshte me televizion pulbik, eshte televizioni i pushteit..Nga mengjesi deri ne darke aty shikon vetem Saliun. Eshte i vetmi televizion qe nuk e zbaton fare minutazhin e caktuar per partit politike.
kane shume te drejte keta antaret e bordit t emedias mbia te cka thone per kqz sepse ajo me te vertete po vepron me 2 standarte me televizionet nderkohe qe ko eshte e pa ligjshme totalisht
kqz po tallet me televizionet dhe fakti qe ajo favorizon disa televeizone qe jane afer asaj dhe disa te tjera disfavorizon ajo tregohet se ky institucion po vepron teresisht en kundershtim me ligjin teresisht nen kthetrat e diktatures
sali berisha po tregon shume mire se po kontrollon gjithcka ne shqiperi dhe kj o esht ekomplet e pa drejte sepse ky njeri nuk mudn t elejohet te kontrolloje dh emedian e lire nderkohe qe kjo titullohet si pushteti 4
sali berisha esht enje diktator i verte sepse po mundohet t eshkaterroje dhe median e lire po mudnohet t eshkaterroje procesin e reklamave po mundohet te shakterrojne ne teresi procesin zgjehdor…
ky komision ka filluar t edenoje disa media dhe t efavorizoje disa media t ejtera dhe kjo eshte nje gje komplet fyese dh ekomplet poshtereuese sepse edhe denon ekonomkisht ca media dhe i detyron te japin spotet e qeverise
po nuk u sigurura media e lire epo nuk u siguruaqe kqz te arrije te organizoje e te siguroje mirgunksionimin e zjgdhjeve cdo gje ka marre fund ne vend dhe vendi eshte i marre fund te pakten deri ne momentin qe e qeveris saliu
per kete arsye shqipatret ne 23 qerhsor shqipatret duhet t embeshteisn edi ramen dhe paritne socialsite si e vemtja alternative e shkelqyer per qeverisjen e vendit dhe qe asnjehere t emos ndodhin me ne vend gjera te tilla…