Tre anëtarë të stafit të KE u plagosën në sulmet në Bruksel

Elton Tafaruci

Tre anëtarë të stafit të Komisionit Europian u plagosën në sulmet e 22 marsit në Bruksel.

Zv/Presidenti i Komisionit Kristalina Georgieva ka konfirmuar se zyrtarët ishin në mesin e viktimave të sulmeve, por nuk ka dhënë detaje në lidhje me rrethanat apo me për shkallën e dëmtimit të tyre.

“Stafi i Komisionit është i gatshëm të kontribuojë në luftën kundër asaj që në Europë është bërë stres i madh për popullin tonë”, tha Georgieva, e cila merret me burimet njerëzore dhe administratën për trupin ekzekutiv të BE-së./E.T

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *