Janë bashkuar në studio muzikore dhe tashmë kanë gati një projekt të ri. Gena dhe Soni Malaj duket se janë në hapat e fundit të realizimit të një dueti, një këngë që mban tekstin e Rozana Radit.
Tre artistët shfaqen në foto gjatë momenteve të punës në studio, ku nga sa shkruan Rozana Radi në Instragram, sapo ka përfunduar dhe teksti.
Ende nuk dihet çfarë rryme muzikore do të jetë kënga që do të këndohet nga Soni Malaj dhe Gena, ky i fundit veçanërisht i njohur për koncertet e tij live, raporton Klan.
Kënga pritet të jetë një bashkëpunim interesant që sjell për herë të parë bashkë dy këngëtarët, Soni dhe Gena.
