Tre djem të dehur dhe një transgjinore në dhomën e hotelit, historia rozë në Durrës që përfundoi me 1 të plagosur

Ornela

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku ka mbetur i plagosur një i ri. Mësohet se në një dhomë hoteli në autostradën Durrës-Tiranë, ishin 3 djem dhe një vajzë.

Mësohet se 22-vjeçarja ishte transgjinore, ndërsa të rinjtë ishin nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike.

Çfarë ndodhi konkretisht?

Policia bëri të ditur se i plagosur mbeti 20-vjeçari, Arni Sulejmani.

Autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje është Markeljan Beqiri. 26-vjeçari sipas policisë ka tentuar ta vrasë të riun Sulejmani, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Përveç 26-vjeçarit Markeljan Beqiri në kërkim është shpallur edhe 32-vjeçari Tefik Shehu, i cili akuzohet për moskallëzim krimi.

Ndërsa në pranga ka rënë 22-vjeçarja Anxhela Brisku, si dhe 66-vjeçari Enver Hysenaj. E reja u arrestua pasi menjëherë pas ngjarjes fshehu armën në pjesën e pasme të hotelit. Ndërsa 66-vjeçari strehoi të renë.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *